Sureja Esh-Shems (Dielli — الشمس) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




91 Esh-Shems(الشمس), Ajet 14

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُمْ بِذَنْبِهِمْ فَسَوَّاهَا 14 ١٤

Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit, (14)

Tefsiri

Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi. -

Allahu i përfshiu ata me ndëshkim, duke u dërguar një britmë të madhe nga sipër dhe një tronditje nga poshtë. Ata u gdhinë kufoma të ftohta dhe të gjunjëzuara. Kështu, në atë vend nuk u dëgjua më asnjë zë që të lutej dhe asnjë zë që të përgjigjej. Allahu i rrafshoi mohuesit, duke i ndëshkuar të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë