Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ
Betohem në natën që e mbulon terri, (1)
Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen -
Allahu i Madhëruar betohet në natën, kur ajo mbulon krijesat me errësirën e saj dhe kur çdokush kthehet dhe gjen prehjen në folenë e vet. Robërit qetësohen nga angazhimet e shumta të ditës së shkuar dhe përgatiten për ditën që vjen, me forca dhe energji të reja. Ai betohet, gjithashtu, për ditën, kur ajo shkëlqen mbi krijesat, kur ata ndriçohen me dritën e saj dhe shpërndahen për të kërkuar nga mirësitë e Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë