Sureja Esh-Sharh (Lehtësimi — الشرح) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




94 Esh-Sharh(الشرح), Ajet 8

وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَارْغَبْ 8 ٨

dhe (vetëm) te Zoti yt syno (drejtohu)! (8)

Tefsiri

Pasi të kesh përfunduar (preokupimet), atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhurime), dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu! -

Kuptimi: Pasi të kesh përfunduar veprat dhe angazhimet e tua të shumta e të përditshme dhe kur të mos kesh pengesë për zemrën tënde, atëherë përqendrohu thellësisht në adhurim dhe në lutjet drejtuar Zotit tënd. Vetëm Zotit tënd përkushtoju dhe vetëm kënaqësinë e Tij syno! Ky është kusht, që adhurimet dhe lutjet e tua të pranohen nga i Madhëruari. Mos u bëj si ata që, kur mbarojnë angazhimet e tyre, zhyten në argëtime dhe pakujdesi, duke u larguar nga Zoti i tyre dhe përmendja e Tij. Kjo është rruga e të dështuarve dhe e humbësve. Disa janë të mendimit se ajeti kuptohet kështu: “Pasi të kesh mbaruar namazin tënd, përkushtohu dhe përqendrohu në lutjen drejtuar Allahut të Madhëruar. Vetëm Allahut përkushtoja lutjet dhe drejtoja kërkesat e tua”. Në këtë ajet mbështeten ata që quajnë të lejuar bërjen e dua-së pas namazit farz, por Allahu është më i ditur për të vërtetën. Këtu përfundon edhe komenti i sures Inshirah. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë