Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهَٰذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ
dhe në këtë qytet të sigurt, (3)
Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt
(Meken). - Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë