Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ
përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, për ta ka shpëblime të pandërprera. (6)
Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë. -
Këta Zoti i ka nderuar duke u dhuruar besimin e drejtë dhe moral të lartë. Zoti u premton atyre grada të larta dhe shpërblim të pandërprerë. Ata do të shijojnë kënaqësi të shumta dhe lumturi të përhershme, në përjetësi. Begatitë e tyre kurrë nuk do të mbarojnë, ushqimet e tyre do të vazhdojnë përjetësisht, e po ashtu edhe hijet e mrekullueshme ku do të qëndrojnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë