Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَىٰ
apo rekomandon që të adhurohen idhujt, (12)
Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë ose urdhëron për devotshmëri? -
O ti njeri që ndalon robin që t’i falet Zotit të tij, si vepron në këtë mënyrë, kur robi të cilin po e ndalon është tërësisht i udhëzuar nga Zoti i tij, me dije të saktë rreth së vërtetës dhe punon sipas kësaj dijeje?! Si vepron në këtë mënyrë, kur ai të cilin ti e ndalon dhe e pengon është duke urdhëruar për devotshmëri ndaj Zotit, është duke urdhëruar për t’iu përmbajtur urdhrave dhe për t’iu larguar ndalesave, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Zotin? Si arrin që një i tillë të pengohet dhe të luftohet?! Kjo vërtet konsiderohet si luftë kundër të vërtetës dhe kundër vetë Zotit. Kjo ndalesë u drejtohet atyre të cilët nuk janë të udhëzuar dhe të cilët urdhërojnë për të kundërtën e devotshmërisë. Më tej, Allahu i Lartësuar i kërcënon këta lloj njerëzish, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë