Sureja El-Kadr (Fati — القدر) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




97 El-Kadr(القدر), Ajet 4

تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ 4 ٤

engjëjt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit, (4)

Tefsiri

Në të zbresin melekët dhe Shpirti

(Xhibrili)

, me lejen e Zotit të tyre, me çdo çështje

(të përcaktuar nga Zoti). - Gjatë kësaj nate, duke filluar që nga perëndimi i diellit e deri në agim, melekët dhe Xhibrili shpeshtojnë zbritjen në tokë dhe ngjitjen prej saj. Zoti e ka përshkruar dhe emërtuar atë natë si selam - paqe, për shkak se ajo është e pastër nga sherri dhe është e mbushur me mirësi dhe bekime:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë