Sureja El-Bejjine (Prova e Qartë — البينة) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




98 El-Bejjine(البينة), Ajet 4

وَمَا تَفَرَّقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَةُ 4 ٤

E u ndanë (nuk u pajtuan) ata që patën Librin, vetëm atëherë kur u erdhi argumenti i qartë, (4)

Tefsiri

Por ata të cilëve iu dha Libri u përçanë edhe pasi u erdhi Argumenti i Qartë. -

Argumentet e qarta normalisht duhet të sjellin unitet, por për shkak të prirjeve të sëmura që kanë, atyre u shtohet edhe më shumë devijimi; drita e argumenteve të qarta ua shton edhe më shumë verbërinë. Ky është shpjegimi i vetëm i refuzimit të tyre, sepse librat hyjnorë kanë të gjithë të njëjtin burim, Zotin e gjithësisë. Në çdo shpallje të Tij, Zoti ka urdhëruar për fenë dhe besimin e drejtë, që çojnë në bashkimin e njerëzve. Të gjithë profetët kanë dhënë të njëjtat udhëzime dhe kanë predikuar të njëjtën fe, siç thotë i Lartësuari më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë