Sureja El-Bejjine (Prova e Qartë — البينة) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




98 El-Bejjine(البينة), Ajet 8

جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ 8 ٨

shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet. (8)

Tefsiri

Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre, në Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të jenë të përjetshëm.. -

Ata do të jenë në Xhenete të përjetshme, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje nuk do të kenë lodhje dhe kurrë nuk do të largohen. Atje do të jenë në mirësi, nga të cilat kurrë nuk do të velen dhe nuk do të dinë të kërkojnë më shumë e më mirë sesa janë. Nëpër kopshtet e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të shijojnë të lumtur çdo mirësi të dhuruar nga Bujari i Madh.

Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre. -

Allahu është i kënaqur me ta, për bindjen dhe adhurimin e tyre të sinqertë për Të, sikurse Ai i mësoi dhe i udhëzoi nëpërmjet profetëve. Edhe ata janë të kënaqur me Allahun, për mirësitë dhe dhuratat e shumta që Ai u jep. Këto shpërblime të mrekullueshme u premtohen vetëm atyre që i druhen Zotit të tyre dhe i nënshtrohen Atij me respekt, duke zbatuar porositë e Tij, në shenjë dashurie dhe madhërimi për Të, dhe duke u larguar nga haramet që ka caktuar Ai. Këtu përfundon komenti i sures Bejjine. Falënderimi dhe lavdërimet i qofshin vetëm Allahut të Madhëruar!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë