“Në rrugën e atyre të cilët i begatove” -
Kjo është pikërisht rruga e profetëve, e të sinqertëve (
sidikin), dëshmorëve dhe e të mirëve (
ŝâliĥîne).
“Jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin” -
Pra, Rruga e Drejtë nuk është ajo që ndoqën të mallkuarit dhe ata që merituan zemërimin e Allahut, të cilët e njohën të vërtetën dhe më pas e braktisën atë e nuk punuan sipas saj. Ata që vepruan kështu ishin çifutët dhe të ngjashmit me ta.
“…dhe as në rrugën e të humburve” -
Rruga e Drejtë nuk është as ajo që ndoqën të humburit, ata të cilët e braktisën dhe e shpërfillën të vërtetën nga padituria dhe përhumbja e tyre, siç ishin të krishterët dhe të ngjashmit me ta.
Disa dobi nga kjo sure
Kjo sure, edhe pse e shkurtër, ka përmbledhur mes rreshtave të saj atë që asnjë sure në Kur’ân nuk e ka sjellë në këtë mënyrë. Ajo ka përmendur dhe sqaruar të trija llojet e teuhidit, që janë:
1 Teuhidi
rububije (ose njësimin e Zotit në veprat e posaçme të Tij, për sa u përket çështjeve të krijimit, sundimit dhe përkujdesjes së Tij ndaj krijesave), të cilin e kuptojmë nga fjala e Allahut të Madhëruar: “Zoti i botëve” (
Rabil âlemîn).
2 Teuhidi
uluhije, ose njësimi i Zotit i shprehur në adhurimet që kryejnë krijesat. Kjo kuptohet në ajet nga fjala
Allâh, që në kuptimin e saj gjuhësor do të thotë “i Adhuruar”, si edhe nga pjesa: “
Vetëm Ty të adhurojmë”.
3 Teuhidi
esmau ue sifat, ose njëshmëria e Allahut në meritimin e emrave dhe atributeve të Tij absolute. Me fjalë të tjera, ky lloj teuhidi konsiston në pohimin apo pranimin e faktit që Allahu i Lartësuar është i emërtuar me emrat më të bukur dhe është i cilësuar me atributet më absolute, të cilat Ai i ka pohuar për Vetveten dhe të cilat i ka deklaruar për Të Profeti (a.s) i Tij. Ky pohim bëhet ashtu siç është, larg çdo keqinterpretimi dhe pa u përpjekur të mohohet ndonjë prej këtyre emrave apo cilësive të Tij. Më qartë, ai bëhet duke u larguar nga mohimi i plotë i cilësive (
teaŧîl), ose nga krahasimi i tyre me cilësitë e krijesave (
temthîl), ose nga përngjasimi, përafrimi apo shëmbëllimi me diçka tjetër (
teshbîh). Për këtë, sikurse dhe u përmend, tregon fjala ‘
ĥamd’ dhe kuptimet e saj.Gjithashtu, kjo sure dëshmon për vërtetësinë e institucionit të profetësisë, gjë të cilën e kuptojmë nga pjesa: “
Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”, sepse udhëzimi në Rrugën e Drejtë nuk mund të arrihet pa ekzistencën e profetëve, pa të zgjedhurit e Zotit dhe pa shpalljet hyjnore. Kjo sure flet edhe për shpërblimin e llogarinë që i pret krijesat për veprat që kanë kryer. Ky kuptim merret nga fjala e Allahut të Madhëruar: “
Mâliki jeumiddîn” (Sunduesit të Ditës së Gjykimit). Kjo llogari e asaj dite do të jetë me drejtësi, sepse fjala ‘
din’ do të thotë ‘shpërblim me drejtësi’. Surja tregon bindshëm besimin e drejtë në fushën e (
kaderit) përcaktimit të Allahut, duke pohuar faktin që robi është i lirë të veprojë, ndryshe nga çka thonë grupet e humbura, të ashtuquajtura
Xhebrie apo
Kaderie, të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi, ose i japin atij pavarësi, mundësi dhe fushë veprimi absolute, të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit suprem të Allahut të Madhëruar. Në këtë sure kundërshtohen të gjitha grupet e humbura, gjë që shfaqet në pjesën: “
Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”. Rruga e drejtë nënkupton dy shtylla parimore: njohjen e së vërtetës dhe punën sipas kësaj të vërtete, dhe dihet se çdo grup i humbur është i tillë, sepse ka neglizhuar njërën prej këtyre dy shtyllave të rëndësishme. Kjo sure nxit, gjithashtu, edhe sinqeritetin në adhurimin ndaj Allahut dhe në kërkimin e ndihmës e të mbështetjes vetëm prej Tij. Kjo kuptohet nga fragmenti: “
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”.