Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 116 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 116 nga 123 • Shqip


فَلَوْلَا كَانَ مِنَ الْقُرُونِ مِنْ قَبْلِكُمْ أُولُو بَقِيَّةٍ يَنْهَوْنَ عَنِ الْفَسَادِ فِي الْأَرْضِ إِلَّا قَلِيلًا مِمَّنْ أَنْجَيْنَا مِنْهُمْ ۗ وَاتَّبَعَ الَّذِينَ ظَلَمُوا مَا أُتْرِفُوا فِيهِ وَكَانُوا مُجْرِمِينَ 116
Përkthim:
Vallë! A nuk ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush – të cilët pengonin ngatërresat në Tokë? Ka pasur vetëm disa prej tyre – që i shpëtuam Ne! e, ata që bënin zullum, ipeshin pas kënaqësive dhe ishin mëkatarë. Hud 11:116
Tefsiri:
Përse të mos kishte nga brezat para jush, të mençur e të nderuar që ta ndalonin shkatërrimin në Tokë?! Përveç një pakice, të cilët i shpëtuam

(nga e keqja)

, të gjithë të tjerët ishin keqbërës. Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe. -

Allahu i Lartësuar përmendi më lart shkatërrimin e popujve që kundërshtuan profetët e tyre dhe u larguan nga rruga e drejtë. Ata nuk pranuan që t’u nënshtroheshin porosive të Allahut të Lartësuar në Shpalljet e Tij. Edhe popujt të cilëve iu dhuruan libra hyjnorë devijuan nga rruga e drejtë, përveç një pakice, të cilët i ruajti Zoti i Madhëruar. Nëse devijimi do të vazhdonte, ata do të ishin larguar tërësisht nga e vërteta, aq sa nuk do të mbetej më asnjë gjurmë prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na tregon se ka pasur një grup besimtarësh, edhe pse të pakët, të cilët i qëndruan besnikë besimit të drejtë, të mësuar nga profetët e tyre. Ata pasuan profetët, prandaj e merituan që Allahu i Lartësuar t’i shpërblente. Gjithashtu, ndër mirësitë e tyre ishte edhe vijimësia e fesë së drejtë, që kishte mbetur prej profetëve. Megjithatë, ata ishin shumë të pakët, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet. Nëpërmjet kësaj pakice, shkoi në vend rregulli i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar, që: “çdo njeri, ose të jetojë si besimtar me argument të qartë nga Zoti i Lartësuar, ose të jetojë në mosbesim, duke mohuar argumentet e Allahut të Madhëruar.” Domethënë, si ata që besojnë, edhe ata që nuk besojnë të jenë të qartë për lirinë e zgjedhjes së tyre. Ndjekësit e rrugës së drejtë jetojnë të qartë në besimin e tyre, prandaj meritojnë shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Kurse për ata që tregohen të padrejtë, Allahu thotë: “Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe.” Pra, ata që bëjnë padrejtësi dhe nuk pasojnë rrugën e besimit, thjesht argëtohen me mirësitë e shumta që u dhuron Allahu i Lartësuar në këtë botë, duke braktisur tërësisht jetën e ahiretit, prandaj meritojnë të quhen ‘muxhrimin’ - kriminelë. Ata përkushtohen plotësisht pas kësaj dynjaje të shkurtër dhe mashtruese, duke shpërfillur besimin e vërtetë në Allahun e Lartësuar dhe të jetuarit sipas tij. Shumë prej tyre Allahu i Lartësuar i ka shfarosur që në këtë botë. Ky ajet është nxitje për muslimanët, që mes tyre të kenë vazhdimisht një grup njerëzish bamirës, të cilët rregullojnë veten e tyre dhe ato që prishin të padrejtët. Le të jetë gjithmonë një grup që e praktikon me korrektësi fenë e Allahut të Lartësuar dhe që fton të devijuarit e të humburit në rrugën e drejtë, duke bërë durim përballë çdo mundimi që ata u sjellin. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm e të durueshëm në përhapjen e së mirës, duke u hapur sytë e shpirtit atyre që u janë verbuar nga dashuria për këtë botë. Pa dyshim që kjo është grada më e lartë, të cilën e synon çdokush që dëshiron mirësinë e Allahut të Lartësuar. Të tillët janë udhëheqësit e kësaj feje, sepse ata ia përkushtojnë çdo vepër me sinqeritet vetëm Allahut të Lartësuar dhe vetëm për kënaqësinë e Tij.
Shko te videoja e plotë e sures