Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 18 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 18 nga 123 • Shqip


وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا ۚ أُولَٰئِكَ يُعْرَضُونَ عَلَىٰ رَبِّهِمْ وَيَقُولُ الْأَشْهَادُ هَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَىٰ رَبِّهِمْ ۚ أَلَا لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ 18
Përkthim:
Kush është zullumqarë më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë? Këta do të sillen para Zotit të tyre, e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer për Zotin e tyre. E, mallkimi i Perëndisë qoftë mbi zullumqarët, Hud 11:18
Tefsiri:

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut? -

Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka më të padrejtë se ata që thurin gënjeshtra lidhur me Zotin, si për shembull, ata që thonë se Zoti ka partner apo që e përshkruajnë Zotin jo si i takon madhështisë dhe lartësisë së Tij, ose që sjellin lajme dhe histori që Ai kurrë nuk i ka thënë. Këtu hyjnë edhe ata që pretendojnë se janë profetë të cilëve u shpallet e frymëzohen nga Zoti, por në të vërtetë janë mashtrues e trillues, etj. Këta janë njerëzit më zullumqarë. Për këta i Madhëruari thotë:

Këta do të sillen para Zotit të tyre... -

Ata do të dalin para Zotit të tyre për t'i “shpërblyer” për padrejtësitë e tyre. Kur Zoti të gjykojë që ata të dënohen me ndëshkimin më të rëndë, të gjithë ata që kanë dëshmuar mohimin dhe shpifjet e tyre do të thonë:

...dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!" -

Do dëshmojnë se si ata shpifën gënjeshtra për Zotin e tyre dhe e refuzuan të vërtetën e Tij. Për këtë arsye, ata e meritojnë një mallkim, që kurrë nuk do të përfundojë apo t’u lehtësohet. Ky është ‘shpërblimi’ për ta, sepse edhe padrejtësia ishte cilësi e pandashme e tyre. Pastaj i Lartësuari e përshkruan më hollësisht padrejtësinë e tyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 17 E ardhshme Hud • Ajet 19