Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 26 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 26 nga 111 • Shqip


قَالَ هِيَ رَاوَدَتْنِي عَنْ نَفْسِي ۚ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِنْ أَهْلِهَا إِنْ كَانَ قَمِيصُهُ قُدَّ مِنْ قُبُلٍ فَصَدَقَتْ وَهُوَ مِنَ الْكَاذِبِينَ 26
Përkthim:
(Jusufi) tha: “Ajo tentoi të më përvetësojë”. E, një i afërt i saj, konstatoi: “Nëse këmisha e tij është shkyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, e ai të pavërtetën, Jusuf 12:26
Tefsiri:
Ai (Jusufi)

tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime.” -

Atëherë, në këtë gjendje njëri nga ata ose thoshte të vërtetën, ose mashtronte. Por askush nuk e dinte se cili ishte i vërteti dhe cili mashtruesi, prandaj Allahu i Lartësuar bëri që e vërteta të ketë shenja dalluese të saj. Shpesh, njerëzit mund të arrijnë që t’i shohin e kuptojnë këto shenja, por ka raste që ata nuk mund t’i zbulojnë ato. Megjithatë, në këtë rast, Allahu i Lartësuar bëri të mundur që e vërteta të dilte në shesh përmes fakteve e provave, sepse Ai e donte të pastër figurën e profetit dhe të zgjedhurit të Tij, Jusufit (a.s). Kështu, Allahu i Lartësuar bëri të mundshme që të vinte dikush nga familja e gruas, që të gjykonte përmes fakteve, se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai tha:

Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.” -

Nëse këmisha është grisur nga përpara, ai është mashtrues, sepse kjo tregon se është ai që e ka sulmuar, ndërsa ajo ia ka grisur këmishën, duke u përpjekur që të çlirohej prej tij. Por, në rastin tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 25 E ardhshme Jusuf • Ajet 27