I gjithë sundimi
(dhe Ligji)është vetëm në dorë të Allahut. -
Gjykimi i përket veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Ai zbret ligjet e jetës dhe të adhurimit. Veç Allahu i Lartësuar është Ai që urdhëron dhe ndalon. Allahu i Lartësuar gjithmonë ju ka urdhëruar që:Ai ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd
(dhe asgjë)tjetër veç Tij. -
Kjo është feja e drejtë, që të çon drejt suksesit. Çdo rrugë tjetër është e shpikur nga njerëzit dhe të çon drejt dështimit dhe drejt zemërimit të Allahut të Madhëruar .Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. -
Ata nuk e njohin realitetin e gjërave. Çështjet që ka shtjelluar Allahu i Madhëruar janë aq të qarta, saqë nuk lënë asnjë dyshim, por shumica e njerëzve nuk i dinë dhe nuk duan që t’i mësojnë këto çështje. Ndryshimi mes teuhidit dhe shirkut është lehtësisht i kuptueshëm, por ata thjesht nuk duan të kuptojnë. Duke qenë se ata nuk duan që të kthehen tek Allahu i Madhëruar, atëherë patjetër do të bien në shirk dhe do të adhurojnë zota të tjerë të rremë. Kështu, Jusufi (a.s) i ftoi dy shokët e tij të burgut që të adhuronin Allahun e Lartësuar duke e njësuar dhe duke ia kushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet vetëm Atij. Ka mundësi që ata ta kenë pranuar këtë ftesë dhe të jenë udhëzuar, duke e marrë të plotë mirësinë e Allahu ndaj tyre. Por ka mundësi që të kenë refuzuar dhe të kenë vazhduar në idhujtarinë e tyre, dhe në këtë mënyrë ata nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit të Madhëruar. Pas kësaj ftese kaq të bukur dhe të qartë, Jusufi vijoi me shpjegimin e ëndrrave, për të cilat ata e kishin pyetur: