Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 66 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 66 nga 111 • Shqip


قَالَ لَنْ أُرْسِلَهُ مَعَكُمْ حَتَّىٰ تُؤْتُونِ مَوْثِقًا مِنَ اللَّهِ لَتَأْتُنَّنِي بِهِ إِلَّا أَنْ يُحَاطَ بِكُمْ ۖ فَلَمَّا آتَوْهُ مَوْثِقَهُمْ قَالَ اللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٌ 66
Përkthim:
(Baba) tha: “Unë kurrsesi nuk do ta dërgoj me ju, përderisa të mos betoheni ju në Perëndinë, se do të ma ktheni ate, përpos nëse ju rrezikon ndonjë e keqe e madhe (të gjithëve)”. E kur ata dhanë betimin e vet, (baba) u tha: “Perëndia është mbikëqyrës për atë që flasim ne”. Jusuf 12:66
Tefsiri:
Ai (Jakubi)tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni.” -

Kuptimi: Betohuni në Allahun e Lartësuar se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e nuk mundeni, pra, vetëm nëse përballeni me diçka që nuk keni se çfarë t’i bëni.

Kur ata u betuan me betime të forta, ai tha: “Allahu është Dëshmitar

(dhe Ruajtës)

për gjithçka që thamë.” -

Pasi ata i dhanë fjalën për atë që ai u kërkoi, Jakubi tha: “Allahu është garantues për këtë që thamë”. Së bashku me Jakubin, edhe ata u betuan duke dëshmuar me bindje se Allahu i Lartësuar është mbikëqyrësi i asaj që thanë. Mjaftonte Ai si dëshmitari i tyre dhe mjaftonte që Ai t’i mbronte dhe t’i mbështeste gjatë udhëtimit.
Shko te videoja e plotë e sures