Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 9 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 9 nga 111 • Shqip


اقْتُلُوا يُوسُفَ أَوِ اطْرَحُوهُ أَرْضًا يَخْلُ لَكُمْ وَجْهُ أَبِيكُمْ وَتَكُونُوا مِنْ بَعْدِهِ قَوْمًا صَالِحِينَ 9
Përkthim:
Mbyteni Jusufin ose dëbonie në ndonjë vend të largët; e baba i juaj do të kthehet kah ju, dhe pas kësaj do të bëheni njerëz të mirë, - Jusuf 12:9
Tefsiri:

Vriteni Jusufin ose hidheni diku, në ndonjë vend të largët, që babai t’ju dojë vetëm ju dhe më pas bëhuni njerëz të mirë!. -

Ata vendosën që ta largonin Jusufin nga sytë e babait, diku në një vend të largët. Shejtani i mallkuar ua zbukuroi këtë vepër, duke i bërë të mendonin se, nëse do të vepronin ashtu, atëherë babai do t’i donte më shumë: duke mos e pasur Jusufin pranë, sytë dhe vëmendja e tij do të përqendroheshin tërësisht tek ata. Sipas mashtrimeve të Shejtanit, babai tani do të tregohej më i dashur, më i dhembshur dhe më i afuar me ata, ndryshe nga gjendja e deriatëhershme, kur zemra e tij ishte tërësisht e përkushtuar ndaj Jusufit. Shejtani i mallkuar ua bëri të lehtë këtë vepër, duke u thënë: “...dhe më pas bëhuni njerëz të mirë”. Pra, thjesht pendohuni më vonë dhe kërkojini falje Allahut, bëhuni përsëri njerëz të mirë, dhe kështu keni për ta arritur qëllimin tuaj! Edhe vëllezërit e Jusufit vendosën të pendoheshin, edhe pse akoma nuk e kishin kryer veprën e planifikuar. Domethënë, për t'ua lehtësuar poshtërsinë, Shejtani i mallkuar u përmendi atyre faktin që mund të pendoheshin dhe t’i rregullonin çështjet më vonë. Kjo ishte vërtet një hile e madhe, që bëri punë me ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 8 E ardhshme Jusuf • Ajet 10