Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Ra'd — Ajet 28 (Shqip) — Video

Er-Ra'd • Ajet 28 nga 43 • Shqip


الَّذِينَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِكْرِ اللَّهِ ۗ أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ 28
Përkthim:
ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Perëndia, qetësohen – e, me të vërtetë, kur të përmendet Perëndia, zemrat qetësohen! Er-Ra'd 13:28
Tefsiri:

Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve qetësohen kur kujtojnë Allahun. -

Me kujtimin e Zotit largohet frika, trishtimi dhe ankthi nga zemra, dhe vendin e tyre e zenë gëzimi, kënaqësia dhe qetësia.

Dijeni, se me kujtimin e Allahut, zemra gjen qetësi. -

Është e natyrshme që zemra të gjejë prehje dhe qetësi me kujtimin e Allahut. Nuk ka ndonjë gjë më të dashur, më të ëmbël dhe më qetësuese për zemrën sesa dashuria për Krijuesin, prehja në praninë e Tij dhe lumturia që përjeton me njohjen e Tij. Në varësi të njohjes dhe dashurisë që robi ka për Zotin është edhe kujtimi. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për format e kujtimit (dhikr), siç janë tesbih-u, tekbir-i, tehlil-i etj. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit, pra, fjala “dhikru-llah” nënkupton kujtimin që njeriu i bën Zotit. Një mendim tjetër është se “dhikru-llah” është Kur'ani, të cilin Allahu e shpalli për të qenë këshillë dhe kujtim për besimtarët. Sipas këtij kuptimi, zemrat gjejnë prehje me Librin e Zotit. Kur njeriu dëgjon dhe mëson Kur'anin, zemra qetësohet. Kjo ndodh sepse ajetet e Kur'anit janë të mbushura me të vërteta të qarta dhe mbështeten në argumente të padiskutueshme. Kur'ani ofron dije të sigurt, sepse ajetet e tij janë të mbrojtura nga ndryshimi dhe tjetërsimi. Librat e tjerë të shkruara nga njerëzit nuk i japin zemrës qetësi, por paqëndrueshmëri, për shkak të kundërthënieve dhe pasigurisë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: "A nuk meditojnë ata rreth Kur'anit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, e jo prej Allahut, do të kishin gjetur në të shumë kundërthënie." [Nisa 82]. Kjo kuptohet qartë me leximin dhe meditimin në Librin e Allahut të Lartësuar dhe krahasimin me librat e tjerë. Çdokush që e bën këtë, gjen një ndryshim shumë të madh mes tyre. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Ra'd • Ajet 27 E ardhshme Er-Ra'd • Ajet 29