Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 75 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 75 nga 111 • Shqip


إِذًا لَأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيرًا 75
Përkthim:
dhe atëherë, me të vërtetë, Na do të bënim që të shijosh dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe dënimin e dyfishtë pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjejshe askend për të ndihmuar kundër Nesh. El-Isra 17:75
Tefsiri:

Atëherë, Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jetë dhe pas vdekjes... -

Nëse do të anoje sado pak nga kërkesat e tyre: “Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jete dhe pas vdekjes..." Ndëshkimi yt do të ishte i dyfishuar qoftë në jetën e kësaj bote, qoftë në ahiret. Kështu do të ndodhte, sepse mirësia e Zotit mbi ty është e plotë dhe dituria jote rreth Tij është shumë e madhe, që ti të mund të bije në një gabim të tillë. Një njeri me të tillë dituri dhe mirësi të Zotit meriton ndëshkim shumë të ashpër, nëse do të ndiqte dëshirat e të shfrenuarve dhe do të braktiste Shpalljen e Zotit. Ai thotë:

... dhe pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmëtar kundër Nesh. -

Askush nuk do të mund të të shpëtonte nga ndëshkimi, që do të të gllabëronte. Por Allahu i Madhëruar të ruajti nga çdo portë sherri e intrige. Ai të ruajti nga sprovat e njerëzve dhe ta forcoi zemrën tek e vërteta. Ai të udhëzoi në rugën e drejtë. Prandaj ti, o i Dërguar, kurrë nuk re në grackën e tyre dhe nuk anove aspak drejt dëshirave e devijimit të ofruar nga të ligjtë. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për ty janë të plota e të mrekullueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 74 E ardhshme El-Isra • Ajet 76