Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 105 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 105 nga 110 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ وَلِقَائِهِ فَحَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَزْنًا 105
Përkthim:
Këta janë ata, të cilët i kanë mohuar dokumentet e Zotit të tyre dhe takimin me Te, e punët e tyre u janë shpartalluar; ndaj Na, nuk do të vëmë kurrfarë mase për ta, në Ditën e Kijametit. El-Kehf 18:105
Tefsiri:

Janë ata të cilët nuk i besojnë argumentet e Zotit të tyre e as takimin me Të... -

Ata i mohojnë me forcë ajetet e Kur’anit dhe argumentet që i shohin me sytë e tyre në krijimin e Zotit, të cilat tregojnë se është detyrë besimi në Zotin dhe Profetin e Tij. Shenjat e Zotit janë argument që njeriu të besojë të gjitha bazat e imanit: të besojë Allahun, melekët, profetët, shpalljet, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij. Për ata që i mohojnë këto themele të besimit dhe i shpërfillin argumentet treguese për to, Allahu thotë:

...prandaj veprat e tyre asgjësohen dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’u japim asnjë peshë atyre. -

Për shkak se mohojnë, asgjësohen veprat e tyre dhe Ditën e Kijametit nuk kemi për t’u dhënë asnjë peshë atyre. Vlera e punëve atë ditë matet në peshore. Atje do të shihet se cilat vepra peshojnë më tepër. Por këta të mjerë nuk kanë të mira, sepse u mungon kushti kryesor i tyre, imani i vërtetë dhe i saktë, sikurse thotë Allahu: “Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).” Pra, veprat e tyre do të llogariten të gjitha, pa përjashtim, dhe ata vetë do të thirren të pohojnë veprat e tyre. Kështu, mohuesit do të poshtërohen para gjithë krijesave dhe do të ndëshkohen për to.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 104 E ardhshme El-Kehf • Ajet 106