Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 23 nga 110 • Shqip


وَلَا تَقُولَنَّ لِشَيْءٍ إِنِّي فَاعِلٌ ذَٰلِكَ غَدًا 23
Përkthim:
Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkadoqoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar): El-Kehf 18:23
Tefsiri:

Dhe mos thuaj kurrsesi për diçka: “Unë do ta bëj patjetër këtë e atë nesër.”! -

Ky ndalim, edhe pse i është drejtuar Profetit, vlen për të gjithë umetin. Allahu na ndalon që, për çështjet që pritet të ndodhin në të ardhmen, të themi: “Unë do ta bëj”, pa e shoqëruar me fjalët “Insha-Allah”, pra, “në dashtë Allahu”. Kjo është e ndaluar, sepse kur flasim për të ardhmen, flasim për diçka që ka të bëjë me të fshehtën, dhe ne nuk e dimë të fshehtën. Askush nuk e di a do ta bëjë atë vepër në të ardhmen apo jo, a do të ekzistojë ajo apo jo. Së dyti, mos thënia e fjalës “në dashtë Allahu” tregon një lloj besimi se njeriu vepron tërësisht i pavarur nga dëshira dhe vullneti i Zotit, dhe kjo sigurisht që është e gabuar dhe e pamundur. I gjithë sundimi është në dorën e Zotit dhe do të ndodhë veçse ajo që Zoti do dhe e lejon, siç thuhet në Kur’an: “Ai (Kur’ani) është veçse këshillë për njerëzit, për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet. Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve!” [Takuir 27 – 29].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 22 E ardhshme El-Kehf • Ajet 24