Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 220 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 220 nga 286 • Shqip


فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۗ وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْيَتَامَىٰ ۖ قُلْ إِصْلَاحٌ لَهُمْ خَيْرٌ ۖ وَإِنْ تُخَالِطُوهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ الْمُفْسِدَ مِنَ الْمُصْلِحِ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَأَعْنَتَكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 220
Përkthim:
për këtë jetë dhe atë tjetrën. Dhe të pyesin ty për bonjakët, thuaju: “T’i bëni mirë atyre është vepër e bukur, e nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, se Perëndia di të dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Perëndia, do t’ju detyronte me punë të vështira, se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. El-Bekare 2:220
Tefsiri:

Të pyesin ty për jetimët. -

Kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetet e sures Nisa që flasin për jetimët, kjo i rëndoi pak muslimanët. Në njërin prej tyre, i Lartësuari thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr. Ata do të hidhen në Zjarrin e ndezur fort.” [Nisa, 10]. Kështu, pas shpalljes së këtyre ajeteve, besimtarët filluan që t’ua veçonin edhe ushqimin jetimëve që kishin nën përgjegjësi, duke u frikësuar se mos hanin prej pasurisë së tyre. Pra, edhe pse sipas zakonit të asaj kohe, ishte normale që të shoqëroje jetimët në ushqimin e tyre, muslimanët hoqën dorë nga ky veprim, nga frika se mos quhej ngrënie e padrejtë e pasurisë së jetimit, për të cilën Allahu i Lartësuar kërcënon aq ashpër në ajetin e sipërcituar. Ky qe shkaku pse ata e pyetën Profetin (a.s.) rreth kësaj çështjeje, domethënë, deri ku është kufiri i të vepruarit me pasurinë e jetimëve? Dhe Allahu i Lartësuar u ktheu përgjigje:

Bamirësia ndaj tyre është punë e mirë. -

Kuptimi: Qëllimi juaj duhet të jetë gjithmonë që ta ruani dhe ta shtoni pasurinë e jetimit me mënyrat e lejueshme.

Nëse jetoni bashkë me ata

(dijeni se)

janë vëllezërit tuaj.” Allahu di ta dallojë keqbërsin nga bamirësi. -

Kuptimi: Lejohet që të përzihen pasuritë tuaja me të tyret, nëse qëllimi është bamirësia ndaj tyre dhe kujdesi për të mos i dëmtuar. Ata duhet t'i konsideroni si vëllezërit tuaj, dhe dihet që vëllezërit përziejnë me njëri-tjetrin shumë gjëra, qoftë edhe ushqimin. Siç kuptohet, në të tilla raste, përcaktimin e bën qëllimi i mirë dhe puna e pastër. Nëse Allahu i Lartësuar sheh që dikush kërkon ta ndihmojë jetimin, pa patur asnjë qëllim që të abuzojë me pasurinë e tij (jetimit), atëherë Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Edhe nëse dikush përfiton diçka prej pasurisë së jetimit, pa qëllim të keq dhe pa abuzuar, për atë nuk është gjynah. Allahu i Lartësuar e ka bërë atë kërcënim pikërisht për ata që synojnë të përfitojnë prej pasurisë së jetimit dhe të abuzojnë me të. Një normë islame thotë: “Mjetet gjykohen njëlloj si qëllimet e tyre.” Ky ajet tregon se lejohet bashkëveprimi dhe përzierja në çështjen e ushqimit dhe në çdo fushë tjetër të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Ky lehtësim është tregues i mëshirës dhe mirësisë të Zotit ndaj nesh. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte vënë në vështirësi. Vërtet, Allahu është Ngadhnjimtar e i Urtë. -

Allahu i Lartësuar thotë se, po do të dëshironte Ai, edhe mund të na e vështirësonte çështjen dhe ne të binim në gjynah, sepse Allahu është i Plotfuqishëm dhe ka fuqi që të nënshtrojë gjithçka. Ai është, gjithashtu, i Urtë, dhe çdo vepër e Tij është në bazë të urtësisë dhe përkujdesit të Tij për krijesat. Duhet ditur se plotfuqishmëria e Allahut nuk bie ndesh me urtësinë e Tij. Disa njerëz thonë se Allahu i Lartësuar bën çfarë të dojë, qoftë ajo në përputhje me urtësinë e Tij ose në kundërshtim me të. Por kjo shprehje është shumë e gabuar. Ajo nuk duhet thënë e as menduar. Ne duhet të themi, duke qenë të bindur, se veprat dhe ligjet e Allahut burojnë gjithmonë nga Urtësia e Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, pa qëllim apo pa kuptim. Në çdo vepër të krijuar prej Tij ka një urtësi, pavarësisht në e kuptojmë ne apo jo. Po kështu, edhe ligjet që Allahu i ka bërë për njerëzit burojnë nga urtësia e Tij dhe janë plot urtësi. Kurrë nuk mund të mendohet se ndonjë ligj i Tij është pa ndonjë urtësi të caktuar. Për çdo gjë që ka urdhëruar, Allahu i Lartësuar e ka bërë veçse për shkak të mirësisë e dobisë që gjendet në të. Ajo mirësi mund të jetë ose pa asnjë të keqe në vete, ose dobia e saj mund të jetë më e madhe se ndonjë e keqe që përmban. Në të njëjtën mënyrë, Allahu na ndalon nga ndonjë gjë veçse për shkak të së keqes që gjendet në të, qoftë ajo e keqe e pastër, pa asnjë të mirë në të, qoftë e keqe me ndonjë dobi të vogël në të. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 219 E ardhshme El-Bekare • Ajet 221