Isait, birit të Merjemes, i dhamë shenja
(të qarta)... - Allahu i Lartësuar i dhuroi Isait (a.s) shenja dhe mrekulli të qarta, që dëshmonin bindshëm se ai ishte profet i zgjedhur i Tij. Ato tregonin, gjithashtu, se Isai ishte një adhurues i madh i Zotit. Isai (a.s) ishte rezultat i fjalës (Bëhu!) së Allahut të Lartësuar drejtuar Merjemes. Ai ishte një prej shpirtrave (njerëzve) që Allahu i Lartësuar e krijoi në mënyrë të mrekullueshme....dhe e përforcuam me Shpirtin e Shenjtë. -
Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me “Rûĥul Ķudus” - Shpirtin e Shenjtë. Rreth fjalës “Rûĥul Ķudus”, dijetarët kanë dhënë dy shpjegime, si:Sikur të donte Allahu, ata që jetuan pas tyre nuk do të luftonin mes njëri-tjetrit, pasi u kishin ardhur më parë Shenjat
(të qarta). - Pas qartësimit të së vërtetës, njerëzit duhej të bashkoheshin të gjithë rreth saj, por nuk ndodhi kështu, sepse ata e kundërshtuan atë padrejtësisht:Por, ata u përçanë. Prej tyre pati që besuan, pati edhe që nuk besuan. Sikur të dëshironte Allahu, ata nuk do të luftonin mes njëri-tjetrit... -Kështu, si rezultat i kundërshtimit dhe devijimit nga e vërteta, erdhi përçarja dhe armiqësia mes tyre. Largimi nga e vërteta solli urrejtjen dhe luftërat e padrejta. Por megjithëse largimi nga e vërteta është shkak shumë i fortë që sjell urrejtjen dhe luftën, nëse Allahu i Lartësuar do të dëshironte që kjo të mos ndodhte, ajo kurrë nuk do të ndodhte. Kjo tregon se dëshira dhe urtësia e Allahut të Lartësuar qëndrojnë mbi shkaqet. Shkaqet sjellin pasojat vetëm kur nuk bien ndesh me dëshirën dhe përcaktimin e urtë dhe të drejtë të Krijuesit. Nëse dëshira dhe urtësia e Zotit kanë vendosur për diçka të caktuar, atëherë çdo shkak bëhet i pavlefshëm. Asgjë nuk mund të sjellë në ekzistencë të kundërtën e asaj që Zoti e përcakton të jetë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Prandaj i Madhëruari thotë:...por Allahu bën çfarë dëshiron. -
Dëshira e Tij është mbisunduese. Përcaktimi i Tij është i padiskutueshëm. Ky ajet dhe ajete të tjera të ngjashme me të tregojnë se Allahu i Lartësuar përherë ka qenë, është dhe do të jetë dëshirues dhe veprues i çdo gjëje, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij. Prej atyre gjërave që Ai bën janë edhe ato veprime rreth të cilave Allahu i Lartësuar na ka treguar në Librin e Tij dhe nëpërmjet Profetit të Tij. Në to është sqaruar se Allahu i Lartësuar ngjitet lart, zbret (në qiellin e dynjasë) apo edhe që flet. Pra, Allahu i Lartësuar na ka njoftuar për Veten e Tij, edhe Profeti (a.s) na ka njoftuar rreth Zotit të Tij, se Ai flet dhe vepron me ato lloj fjalësh dhe veprash, që njerëzit janë mësuar t’i quajnë “veprime me vetëdije”. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur një dobi të rëndësishme. Një individ i përgjegjshëm ligjërisht, ashtu siç e ka detyrë që ta njohë Zotin e tij, po ashtu është i detyruar që të njohë edhe profetët e Zotit. Ai duhet të dijë hollësisht se çfarë cilësish dhe karakteristikash kanë patur profetët, çfarë duhet të besojmë për ta, e çfarë jo. Dija rreth tyre lejohet të merret veçse nëpërmjet informacionit të sigurt që kemi marrë prej Zotit në librat e shenjtë (të pacenuar në origjinalitetin e tyre). Përshkrimi i tyre është, gjithashtu, i qartë në shumë ajete të Kur’ânit. Prej tyre, mund të përmendim shkurtimisht disa karakteristika: