Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 6 nga 286 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا سَوَاءٌ عَلَيْهِمْ أَأَنْذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنْذِرْهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ 6
Përkthim:
Me të vërtetë, për ata që janë (këmbëngulës) në mohim, është njësoj si i paralajmërove ti apo nuk i paralajmërove – ata nuk besojnë. El-Bekare 2:6
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë Besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. –

Këtu Allahu i Madhëruar na flet rreth një kategorie njerëzish, që e kanë mohuar Atë. Cilësia dalluese e tyre është mohimi (kufr), i cili është bërë tipar dhe veçori e pandashme e shpirtit të tyre. I Madhëruari na tregon se këta (lloj njerëzish) nuk i kthen asgjë pas nga mohimi i tyre. Ndaj tyre nuk bën dobi asnjë lloj qortimi dhe vërejtjeje. Çfarëdo që të bësh, ata do të vazhdojnë në kufr-in e tyre. Për ta është njëlloj: i qortove apo jo, ata nuk e gjejnë rrugën e besimit. Kuptimi thelbësor i kufr-it është pikërisht refuzimi dhe mospranimi i kumtit që përcolli Profeti (a.s.), qoftë edhe i një pjese sado të vogël të tij. Ftesa në rrugën e besimit për këta mohues nuk ka asnjë lloj ndikimi tek ata, përveç faktit që ata humbasin të drejtën e justifikimit para Zotit. Sqarimi i gjithçkaje rreth besimit nuk u lë atyre asnjë hapësirë argumentuese përpara Krijuesit për mohimin dhe refuzimin e tyre. Me sa duket, me këtë ajet, Allahu i Madhëruar kërkonte ta bindte Profetin (a.s.) që të hiqte dorë nga ideja se ata mund të besonin dhe të mos ndiente keqardhje dhe trishtim për refuzimin dhe mohimin e tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon shkaqet që i pengojnë ata të besojnë, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 5 E ardhshme El-Bekare • Ajet 7