Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 104 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 104 nga 135 • Shqip


نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذْ يَقُولُ أَمْثَلُهُمْ طَرِيقَةً إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا يَوْمًا 104
Përkthim:
Na dimë më së miri se çka do të thonë ata (në Ditën e Kijametit), kur më i mençuri nga ata, thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë”. Ta-Ha 20:104
Tefsiri:

Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata,... -

Allahu i di dhe i dëgjon mirë këto fjalë që ata thonë. Ai e di mirë edhe kur dikush thotë diçka që është më afër së vërtetës:

...kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!” -

Qëllimi i gjithë këtyre fjalëve është për të treguar keqardhjen e madhe që ata shprehin atë ditë. Si është e mundur që e humbën kohën e shkurtër të jetës së kësaj bote, duke e harxhuan atë në kotësira e dëfrime, duke i kthyer shpinën besimit të pastër, që do t'u sillte shumë të mira?! Ata ia përkushtuan çastet e jetës së tyre të shkurtër gjërave të dëmshme, që Ditën e Gjykimit do t’u sjellin veçse trishtim e ndëshkim. Kjo është dita kur dënimi i tyre të bëhet realitet. Tashmë nuk u mbetet gjë tjetër, veçse keqardhja, lutjet për të shpëtuar, që nuk dëgjohen, dhe mjerimi i madh, që nuk do t’u ndahet kurrë. Allahu i Madhëruar tregon në një ajet tjetër kuranor, që ata do të pyeten: “Sa vjet keni kaluar në tokë?” Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyet ata që dinë të llogarisin!” Ai thotë: “Keni qëndruar vërtet pak, sikur ta dinit.” [Muminun 112 – 114].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 103 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 105