Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 18 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 18 nga 135 • Shqip


قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّأُ عَلَيْهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَآرِبُ أُخْرَىٰ 18
Përkthim:
(Musai) u përgjegj: “Ky është shkopi im, në të cilin mbahem dhe me të u shkundi gjethe dhenëve të mia, e me të kam edhe dobi të tjera. Ta-Ha 20:18
Tefsiri:
Ai (Musai)

tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia;... -

Musai përmendi dy arsye pse e mbante shkopin: ai e përdorte si bastun kur ecte dhe, gjithashtu, me të shkundte gjethe pemësh për të ushqyer bagëtitë. Kjo tregonte edhe dhembshurinë e Musait, që kujdesej për bagëtitë deri në këtë masë. Ishte Allahu ai që e dalloi me të tilla cilësi. Kështu i zgjedh Allahu të dashurit e Tij, me urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë.

... me të kryej edhe punë të tjera." -

Kam edhe dobi të tjera, veç këtyre. Vini re edukatën e lartë të Musait në përgjigje. Pyetja kishte si synim jo vetëm se çfarë ishte sendi në të djathtën e Musait, por edhe pse përdorej ai. Musai nuk u përgjigj shkurt e prerë, duke thënë thjesht: “Ky është shkopi im.” Ai tregoi edhe dobitë kryesore të shkopit, që përgjigjja të ishte sa më e plotë. Kjo është një edukatë e lartë në komunikim.Atëherë, pasi e bëri Musain të vëmendshëm për shkopin që mbante në dorë dhe për çfarë shërbente ai, Allahu i Madhëruar i tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 17 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 19