Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 76 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 76 nga 135 • Shqip


جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ مَنْ تَزَكَّىٰ 76
Përkthim:
kopshtet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, e, në të cilët, ata do të qëndrojnë përherë. Ky është shpërblimi për atë që është i spastruar nga mohimi. Ta-Ha 20:76
Tefsiri:

Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë. -

Për të tillët janë gradat e larta dhe të zbukuruara të Xhenetit. Ata do të lumturohen mes kënaqësive të pandërprera, nëpër lumenjtë e rrjedhshëm dhe jetës së këndshme, që do të vazhdojë përjetësisht. Atje ka gjëra që syri s’i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e njeriut kurrë nuk i ka menduar.

Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar

(nga mosbesimi). - Ky shpërblim i madh është përgatitur për ata që janë pastruar nga shirku, kufri, shkelja e kufijve të Zotit e mosbindja ndaj Tij. Këta ose i kanë lënë tërësisht të tilla vepra të këqija, ose gjithmonë janë penduar për to. Ata e kanë pastruar veten duke e mësuar dhe ushtruar imanin e pastër. Fjala “tezkije” përmban dy kuptime njëkohësisht: pastrimin nga ndyrësitë e ligësitë dhe shtimin e të mirave dhe mbarësisë. Edhe zekati quhet kështu, sepse ai është pastrim i pasurisë nga të ligat dhe, nga ana tjetër, dhënia e zekatit e shton dhe e përmirëson pasurinë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 75 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 77