Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 22 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 22 nga 64 • Shqip


وَلَا يَأْتَلِ أُولُو الْفَضْلِ مِنْكُمْ وَالسَّعَةِ أَنْ يُؤْتُوا أُولِي الْقُرْبَىٰ وَالْمَسَاكِينَ وَالْمُهَاجِرِينَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ 22
Përkthim:
Dhe, le të mos betohen të ndershmit dhe të pasurit prej jush – se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të emigruarve në rrugën e Perëndisë; le të falin ata dhe le të mos brigojnë (mos të mbajnë inat)! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Perëndia? E, Perëndia, është falës e mëshirues. En-Nur 24:22
Tefsiri:
Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin

(gabimin)

dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -

Nëse i trajtoni njerëzit me falje e tolerancë, edhe Ai do t’ju trajtojë me falje e tolerancë. Ebu Bekri, kur dëgjoi këtë ftesë bujare të Allahut të Madhëruar, tha: “Po, vallahi! Unë dua që Allahu të më falë mua!" Pas kësaj, ai vazhdoi ndihmën financiare për Mistahun. Në këtë ajet gjejmë argument që nxit për ndihmën e të afërmve dhe se ndihma nuk duhet lënë për shkak të gjynahut të njeriut. Ajeti na nxit për falje e tolerim, pavarësisht nga gjynahet e tjetrit. Falja e tolerimi janë zgjedhja më e mirë, nëse e kërkon urtësia dhe dobia. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon për dënimin e madh që i pret ata që shpifën për gratë e ndershme e të pastra nga imoraliteti.
Shko te videoja e plotë e sures