Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 51 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 51 nga 64 • Shqip


إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ الْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَنْ يَقُولُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۚ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ 51
Përkthim:
Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar. En-Nur 24:51
Tefsiri:
Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” -

Besimtarët e vërtetë janë ata të cilët e shprehin imanin nëpërmjet veprave të tyre. Një nga cilësitë e tyre është edhe bindja dhe nënshtrimi i plotë e pa rezerva ndaj ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit të tij, në çdo rast, qoftë kur është pro dëshirave të tyre, qoftë kur është kundër. Kur ata ftohen që mes tyre të gjykojë Allahu e Profeti i Tij, "...e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Domethënë, e dëgjuam me respekt ligjin dhe gjykimin e Zotit dhe të Profetit dhe iu përgjigjëm e iu bindëm atij që na fton në zbatimin e tij. Ne i bindemi tërësisht e pa asnjë rezervë këtij gjykimi. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:

Ata janë të shpëtuarit. -

Allahun e përkufizon el felahu-n vetëm tek ata. El felahu është fitorja dhe realizimi i gjithçkaje të mirë që njeriu e synon dhe shpëtimi nga çdo gjë së cilës i druhet në të dyja botët. Askush nuk mund ta arrijë këtë mirësi, veçse atyre që gjykohen përmes ligjit të Allahut dhe Profetit, duke qenë të bindur dhe të kënaqur me të. Pasi përmendi vlerën dhe shpërblimin e madh të atyre që i binden dhe nënshtrohen ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit në rastet që kërkojnë gjykim, i Lartësuari tregon shpërblimin e madh të atyre që i binden Atij dhe Profetit përgjithësisht, në të gjitha gjendjet dhe veprat. Ai thotë:
Shko te videoja e plotë e sures