Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 17 nga 77 • Shqip


وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَقُولُ أَأَنْتُمْ أَضْلَلْتُمْ عِبَادِي هَٰؤُلَاءِ أَمْ هُمْ ضَلُّوا السَّبِيلَ 17
Përkthim:
Dhe, atë Ditë kur (Perëndia) i tubon ata (idhujtarët) dhe ata që i adhuronin ata, pos Perëndisë, e u thotë atyre: “A jeni ju ata që i keni shmangur këta robër të Mi, apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?” – El-Furkan 25:17
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve dhe idhujve të tyre në Ditën e Kijametit. Idhujt do të distancohen prej idhujtarëve, ndërsa këta të fundit do të shohin kotësinë e idhujtarisë së tyre. I Lartësuari thotë:

Ditën kur Ai do t’i tubojë ata dhe idhujt, që ata adhuruan veç Allahut, do t'u thotë

(idhujve)

: “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën

(e drejtë)?” - Ajo është dita kur Zoti do t’i tubojë së bashku idhujtarët, të cilët kanë mohuar shpalljet dhe nuk kanë pranuar t'u binden profetëve të Tij. Por atë ditë, Ai do të tubojë së bashku me idhujtarët, edhe idhujt që ata kanë adhuruar. Allahu do t’u drejtohet me disa fjalë idhujve, por që në fakt janë fjalë trishtuese që u drejtohen idhujtarëve: “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë)?” Pra, mos, vallë, i urdhëruat ju ata që t’ju adhuronin? Ju i nxitët apo ata e bënë vetë, me dëshirën e tyre? Atëherë, ata që adhuroheshin do të distancohen nga kjo padrejtësi e madhe dhe do të thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 16 E ardhshme El-Furkan • Ajet 18