Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 82 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 82 nga 88 • Shqip


وَأَصْبَحَ الَّذِينَ تَمَنَّوْا مَكَانَهُ بِالْأَمْسِ يَقُولُونَ وَيْكَأَنَّ اللَّهَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ ۖ لَوْلَا أَنْ مَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا لَخَسَفَ بِنَا ۖ وَيْكَأَنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ 82
Përkthim:
E, ata, që më parë dëshironin të jenë në pozitën e tij, thoshin: “Ububu! Po duket se Perëndia, me të vërtetë, i jep bollëk kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia mungon (kujt të dojë). Sikur Perëndia të mos na kishte bërë dhunti neve, me të vërtetë, do të na kishte fundosë. Ububu! (po duket se) me të vërtetë, mohuesit nuk kanë shpëtim!” El-Kasas 28:82
Tefsiri:
Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do?” -

Ata që deri dje thoshin: "Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri)që ka Karuni! Ai është, vërtet me fat të madh!”, tashmë thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me mbushulli atij që Ai do dhe ia pakëson atij që do? Këto fjalë i thanë të frikësuar se mos i përfshinte edhe ata dënimi. Pra, është Allahu Ai që ia shton pasurinë atij që Ai dëshiron dhe ia ngushton atij që do. Ata e kuptuan mirë që shtimi i pasurisë së Karunit nuk ishte provë se ai ishte njeri i mirë. Ata e pranuan që gabuan kur thanë: "Ai është vërtet me shumë fat!”

Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. -

Allahu i Lartësuar na mëshiroi që nuk na dënoi për ato fjalë që thamë. Po të mos ishte mirësia dhe bujaria e Tij, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. Kështu, dënimi i Karunit u bë për të marrë mësim edhe të tjerët. Edhe ata që deri dje shprehnin se e kishnin zili atë dhe pasurinë e tij, tashmë ndryshuan qëndrim.

Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim?” -

Ata nuk shpëtojnë as në dynja dhe as në ahiret.
Shko te videoja e plotë e sures