Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 125 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 125 nga 200 • Shqip


بَلَىٰ ۚ إِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَيَأْتُوكُمْ مِنْ فَوْرِهِمْ هَٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُمْ بِخَمْسَةِ آلَافٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ مُسَوِّمِينَ 125
Përkthim:
Po! Po! (Ju mjaftojnë). Nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, të shënuar me shenj të dalluar. Ali Imran 3:125
Tefsiri:

Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm,... –

Kuptimi: Nëse ju realizoni shkaqet e ndihmës dhe të fitores prej Allahut, pra, nëse tregoni durim dhe devotshmëri, ju do të ndihmoheni me një tjetër kontigjent nga Zoti i gjithësisë:

...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar

(për luftë). – Pesë mijë melekët e zbritur në atë betejë madhështore janë cilësuar si ‘museuuimîn’, domethënë të dalluar për guxim e trimëri. Kështu, Allahu i Lartësuar e kushtëzoi zbritjen e ndihmës së Tij dhe të fitores së muslimanëve me tri faktorë:

1 durimi;

2 devotshmëria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, duke kryer çdo urdhër dhe duke u larguar nga ndalesat, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Allahun;

3 ardhja e shpejtë e idhujtarëve për luftë kundër muslimanëve. Ndërsa për të dhuruar fitoren dhe për të shkatërruar kurthet e idhujtarëve dhe qafirëve, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të plotësojmë dy kushte të rëndësishme, që u përmendën edhe më sipër: “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak.” Pra, nëse tregohet durim dhe devotshmëri, kurthet e qafirëve dhe armiqve të Islamit nuk do t’i dëmtojnë aspak besimtarët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 124 E ardhshme Ali Imran • Ajet 126