Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 139 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 139 nga 200 • Shqip


وَلَا تَهِنُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنْتُمُ الْأَعْلَوْنَ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 139
Përkthim:
Mos tregoni ligësi dhe mos u pikëlloni! Se ju gjithsesi jeni më të lartë, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Ali Imran 3:139
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar i inkurajon adhuruesit e tij të sinqertë të forcojnë ambiciet dhe vullnetin e tyre, duke u thënë:

Mos u dobësoni

(fizikisht)

dhe mos u trishtoni (shpirtërisht),... –

Kuptimi: Mos u lëshoni, duke u dobësuar fizikisht dhe mos u trishtoni, duke u dobësuar shpirtërisht gjatë sprovave, fatkeqësive dhe disfatave. Pa dyshim që trishtimi në zemër edhe lëshimi i trupit janë sprova më vete, prandaj mos e dënoni dhe rëndoni veten tuaj më shumë me sprova të tjera. Dobësia juaj veçse i ndihmon armiqtë kundërshtarë, prandaj mos pranoni që t’ju pushtojë ajo. Përkundrazi, inkurajojeni veten dhe nxitni vullnetin dhe ambiciet tuaja drejt të mirës. Ushqeni durimin dhe trimërohuni, duke luftuar armikun tuaj. Largojini trishtimet dhe ankesat, se janë të padobishme, madje paralizuese. Trishtimi dhe shkurajimi nuk duhet të kenë lidhje me besimtarët e sinqertë, sepse imani i tyre i mban shumë më lart ata. Ata shpresojnë ndihmën, suksesin dhe fitoren prej të Plotfuqishmit, që kujdeset për ta veçanërisht. Ata shpresojnë shpërblimin e Bujarit, Bamirësit dhe të Mëshirshmit. E si mund të ulet kaq poshtë një besimtar, i cili ka siguri të plotë për premtimin e Allahut dhe shpërblimin e Tij të madh në këtë jetë dhe në jetën tjetër?! Kjo nuk duhet të ndodhë me besimtarin e sinqertë. Prandaj i Madhëruari thotë:

...përderisa ju qëndroni më lart, nëse jeni besimtarë të sinqertë. -

Pas kësaj, Allahu i Lartësuar i qetëson zemrat e tyre të tronditura nga disfata, duke u përmendur urtësitë që fshihen pas të tilla humbjesh dhe sprovash. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 138 E ardhshme Ali Imran • Ajet 140