Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 154 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 154 nga 200 • Shqip


ثُمَّ أَنْزَلَ عَلَيْكُمْ مِنْ بَعْدِ الْغَمِّ أَمَنَةً نُعَاسًا يَغْشَىٰ طَائِفَةً مِنْكُمْ ۖ وَطَائِفَةٌ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنْفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِاللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ ظَنَّ الْجَاهِلِيَّةِ ۖ يَقُولُونَ هَلْ لَنَا مِنَ الْأَمْرِ مِنْ شَيْءٍ ۗ قُلْ إِنَّ الْأَمْرَ كُلَّهُ لِلَّهِ ۗ يُخْفُونَ فِي أَنْفُسِهِمْ مَا لَا يُبْدُونَ لَكَ ۖ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ الْأَمْرِ شَيْءٌ مَا قُتِلْنَا هَاهُنَا ۗ قُلْ لَوْ كُنْتُمْ فِي بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ الَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ ۖ وَلِيَبْتَلِيَ اللَّهُ مَا فِي صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِي قُلُوبِكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ 154
Përkthim:
Pastaj (Perëndia), pas dëshpërimit, ju dërgoi juve një qetësi – gjum, që e kaploi një grup prej jush, kurse grupi tjetër kujdeseshin vetëm për vetveten, duke menduar për Perëndinë të pavërtetën (ndihmën e Profetit), ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhammed!): “Për të gjitha vendosë vetëm Perëndia!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan ta shfaqin ty. Ata thonë: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Dhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në atë vend të vrasjes, - e Perëndia juve në luftë ju then për t’ju gjurmuar dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Se Perëndia, me të vërtetë din ç’keni në zemrat tuaja. Ali Imran 3:154
Tefsiri:

Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush. -

Pa dyshim, kjo ishte mëshirë e Allahut të Lartësuar për ata, një mirësi e madhe dhe përforcim për zemrat e tyre, sepse dremitja ua shtoi prehjen atyre. Kur njeriu është i frikësuar, atë nuk mund ta zërë gjumi, sepse zemra e tij është e mbushur me frikë, por kur i largohet frika nga zemra, atëherë i vjen gjumi dhe e qetëson. Njerëzit që Allahu i Lartësuar u bëri mirësi duke u sjellë gjumë çlodhës, ishin pikërisht adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët kishin si të vetmin shqetësim të ndihmonin fenë e Allahut të Lartësuar. Qëllimi i tyre i vetëm ishte kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij. Ata ishin të shqetësuar për çështjen e muslimanëve në tërësi, prandaj nuk mund të qëndronin indiferentë.

Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. Ata menduan për Allahun diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. -

Ndërsa grupi tjetër mendonte dhe shqetësohej veçse për vetveten. Shkak për këtë ishte ose hipokrizia, ose besimi i dobët i tyre, prandaj ata nuk i zuri ai gjumë i ëmbël dhe qetësues, sikurse ndodhi me grupin e parë. Ata menduan lloj-lloj gjërash për Allahun e Madhëruar dhe nxorën gjithfarë justifikimesh për veten e tyre.

Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” –

Ky qe një lloj justifikimi për dobësinë dhe largimin e tyre nga lufta. Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne nuk mund të bëjmë gjë për të ndihmuar muslimanët të fitojnë.” Pra, në këtë mënyrë, ata thjesht treguan mendimin e tyre të keq për Allahun e Lartësuar, për fenë dhe Profetin e Tij. Ata menduan padrejtësisht se Allahu i Lartësuar nuk do ta ndihmonte çështjen e Profetit të Tij. Nën trysninë e frikës, ata menduan se kjo do të ishte goditja përfundimtare kundër fesë së Allahut. Në përgjigje të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:

Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.” –

Pra, në dorë të Allahut janë të gjitha çështjet, pa përjashtim: çështjet e krijimit dhe përcaktimit të ekzistencës së gjërave, dhe çështjet e dispozitave dhe të ligjeve të Tij për njerëzit. Çdo gjë në këtë ekzistencë ndodh me përcaktimin dhe urtësinë e Allahut. Në ligjet e Tij të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme bën pjesë edhe ky ligj madhështor: Fitorja dhe përfundimi i mirë gjithmonë ka për të qenë në anën e të zgjedhurve dhe të të dashurve të Tij, në anën e të bindurve dhe adhuruesve të sinqertë, edhe nëse mund të goditen nga sprova të mëdha.

Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. –

Kuptimi: Munafikët fshehin në zemrat e tyre diçka që nuk ta shfaqin ty. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë mbanin të fshehtë ata në zemrat e tyre:

Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi.” -

Kuptimi: Nëse çështja do të na lihej në dorën tonë, pra, nëse do të na merrej mendimi, ne nuk do të vriteshim këtu. Ky pohim i tyre tregon shumë gjëra. Së pari, ai është refuzim i përcaktimit të urtë të Allahut të Lartësuar, duke menduar që mund ta ndryshonin këtë përcaktim. Së dyti, ata fajësonin dhe nënçmonin vendimin e Profetit (a.s.) dhe të sahabëve për të luftuar në Uhud. Së treti, ai ishte lavdërim për veten e tyre dhe përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Por Allahu i Lartësuar u ktheu një përgjigje të plotë:

Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” -

Kuptimi: Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, shumë larg nga fushëbeteja, ju nuk do mund t’i shpëtoni përcaktimit të të Urtit, sepse asgjë nuk mund ta ndalë dhe ndryshojë përcaktimin e Tij. Vërtet ekziston një lidhje mes shkakut dhe pasojës, por sado i madh të jetë shkaku, nëse bie ndesh me caktimin e Zotit, të shkruar në Leuhi Mahfudh, ai kurrë nuk mund ta sjellë pasojën. Ajo që do të ndodhë ka për të ndodhur sikurse është caktuar nga Allahu i Lartësuar, i Ditur, i Urtë dhe i Drejtë. Jeta dhe vdekja janë të pandashme nga caktimi i Zotit. Ky përcaktim i të Lartësuarit kishte urtësi të shumta, ndër të cilat:

Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja... –

Pra, që Allahu i Lartësuar të provonte besimin, hipokrizinë apo dobësinë e besimit të tyre. Me të tilla përcaktime, del sheshazi besimi i të sinqertëve, hipokrizia e munafikëve dhe dobësia e besimit të disa të tjerëve. Një urtësi është edhe ajo që tregon vetë Allahu kur thotë:

...dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja.... -

Për të shfaqur qartë vesveset e Shejtanit dhe ndikimin e keq që ato sjellin në personalitetin dhe sjelljet e njerëzve. Në të tilla situata shfaqet gjithçka, madje, çdo aspekt i karakterit dhe i hileve të armikut.

Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. -

Allahu di gjithçka që qëndron e fshehur në gjoks. Megjithatë, urtësia dhe dija e Tij ka përcaktuar të tilla shkaqe, të cilat nxjerrin në pah çdo të fshehtë që rri në kraharor.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 153 E ardhshme Ali Imran • Ajet 155