Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 198 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 198 nga 200 • Shqip


لَٰكِنِ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا نُزُلًا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۗ وَمَا عِنْدَ اللَّهِ خَيْرٌ لِلْأَبْرَارِ 198
Përkthim:
Por, për ata që i druajnë Perëndisë, për ata ka kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat (kopshtije) do të banojnë përherë, - duke qenë këto dhurata të përgatitura prej Perëndisë, e për besimtarët e vërtetë më e mira dhuratë është ajo që është prej Perëndisë. Ali Imran 3:198
Tefsiri:

Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre,... -

Muteķin-ët, pra, të devotshmit, ata me besim të pastër e të sinqertë, do të gëzojnë krenarinë dhe kënaqësitë në këtë jetë, por shpresojnë edhe një premtim të sigurt nga i Adhuruari i tyre i Vetëm, që thotë:...do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. -

Edhe sikur ata të kishin vetëm vuajtje, dhimbje e vështirësi në këtë dynja, të gjitha do të ishin të papërfillshme sapo thjesht të përkujtonin premtimin e madh të të Lavdëruarit, Bamirësit e Bujarit. Mirësitë dhe kënaqësitë në Xhenet janë të pasosura, atje nuk njihet lodhja, vështirësia dhe vuajtja. Atje ka vend veçse për gëzimin, lumturinë, kënaqësinë dhe prehjen. Përpara këtij premtimi, pra, çdo vështirësi kthehet në kënaqësi. Kështu, besimtarët, përveç mirësive që shijojnë në këtë dynja, do të përjetojnë atë që është më mirë tek Allahu i Lartësuar. Prandaj thotë i Mëshirshmi:

Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët. -

Zemrat e besimtarëve janë të pastra, prandaj edhe ndjenjat, fjalët dhe veprat e tyre janë të mira. Për këtë arsye, Bamirësi, Mirënjohësi dhe i Lavdëruari u jep atyre, me mëshirën e Tij, një shpërblim të madh, dhurata të shumta e të mrekullueshme dhe një fitore të përhershme.
Shko te videoja e plotë e sures