Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 144 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 144 nga 182 • Shqip


لَلَبِثَ فِي بَطْنِهِ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ 144
Përkthim:
me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve), Es-Saffat 37:144
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Es-Saffat 37:143

E sikur të mos kishte qenë prej atyre që e madhërojnë shumë Zotin

(me tesbih)

, Ai do të mbetej në barkun e peshkut deri në Ditën e Ringjalljes. -

Më parë, Junusi kishte qenë adhurues i mirë dhe e lavdëronte Allahun me tesbih dhe tahmid. Madje, edhe në barkun e peshkut të madh, ai lutej me përgjërim e pendim: "(Kujto) Edhe Dhen-nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (prej popullit të tij) dhe mendoi se nuk do ta dënonim! Por, në thellësitë e errësirës, ai tha: “Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Unë i bëra padrejtësi vetes sime!” Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga trishtimi. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët." [Junus 87, 88]. Nëse nuk do të kishte bërë vepra të mira dhe të sinqerta më parë: "Ai do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri në Ditën e Ringjalljes." Ai peshk do të ishte varri i tij, por Allahu e shpëtoi pikërisht për adhurimet e tij të sinqerta dhe lavdërimet e shumta për Të. Kështu i shpëton Allahu besimtarët e sinqertë, kur ata bien në vështirësi. Gjynahet e tyre nuk e bëjnë Allahun të harrojë mirësitë, adhurimet dhe sinqeritetin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 143 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 145