Edhe me gratë që janë tashmë të martuara, përveç atyre
(robinjave)që i keni në posedimin tuaj. -
Nuk lejohet martesa me një grua, për sa kohë ajo është e martuar me një burrë tjetër. Me të mund të martohesh vetëm nëse divorcohet dhe pasi të ketë përfunduar periudhën e pritjes. Përjashtim bëjnë vetëm robëreshat e zëna në luftë, sepse i Lartësuari thotë: “...përveç atyre (robinjave) që i keni në posedimin tuaj.”. Pra, nëse një grua është zënë robinjë në një luftë, muslimani e ka të lejuar të martohet me të, edhe nëse ajo është e martuar, sepse me kapjen e saj si robinjë, akti i saj martesor prishet, kështu që i vetmi kusht mbetet pritja e kohës së pastrimit, që të vërtetohet se nuk është shtatzënë. Po kur një skllave e martuar blihet apo i dhurohet një burri, ose i jepet liria? Në këtë rast, ajo konsiderohet ende si e martuar. Argument për këtë rast është edhe ngjarja e Beriras, së cilës Profeti (a.s.) i dha mundësinë për të zgjedhur: ose të qëndronte me burrin e saj, Mugithin, ose të prishte martesën me të, pasi Aishja i dha asaj lirinë. Ajo zgjodhi shkëputjen e lidhjes me Mugithin. Nëse thjesht me shitjen e saj akti martesor do të prishej, atëherë Profeti (a.s.) nuk do t’ia linte asaj në dorë shkëputjen apo vazhdimin e lidhjes bashkëshortore.Ky është urdhri i Allahut për ju. -
Këto janë dispozitat e Allahut për ju, prandaj përqendrohuni në to, udhëzohuni dhe përmbajuni atyre me përpikmëri. Këto ligje janë zgjidhja e problemeve tuaja dhe çelësi për të bërë një jetë të lumtur. Në këto dispozita tregohet hallalli dhe harami.Veç këtyre, për ju janë të lejuara të gjitha gratë e tjera që t’i merrni
(në martesë)me pasurinë tuaj, duke pasur për qëllim bashkëshortësinë, jo prostitucionin. -
Kuptimi: Të gjitha kategoritë e tjera, që nuk janë përmendur në ajet, janë të lejueshme për ju që të martoheni. Harami është i kufizuar, ndërsa hallalli është i gjerë dhe i pakufizuar. Kjo është mirësi, mëshirë, butësi dhe lehtësim nga Allahu i Lartësuar për robërit e Tij. Është e lejuar për ju që, me pasurinë tuaj, të zgjidhni çfarë të dëshironi prej kategorive të lejuara, por me kusht që qëllimi të jetë ruajtja nga imoraliteti e vetes suaj dhe e gruas me të cilën do të martoheni. Gjithashtu, hedhja e farës duhet të bëhet në hallall dhe jo në haram. Ata që i shfryjnë epshet e tyre në haram nuk janë ruajtës të vetes dhe të grave të tyre nga imoraliteti, sepse duke e harxhuar epshin në harame, aftësia për ta përdorur atë në hallall do të dobësohet. Po ashtu, ky ajet ka shenja që tregojnë se personi i pandershëm nuk duhet të zgjidhet dhe as pranohet për martesë. Bashkëshorti duhet të jenë muĥŝin, pra, që e ruan nderin e vet dhe të bashkëshortes së tij, dhe që epshin e shpenzon në rrugët hallall, jo në ato haram. Kështu thuhet edhe në suren Nur, ajeti 3: “Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. Ajo (imoraliteti ose martesa me ta)është e ndaluar për besimtarët.”. Më tej, i Lartësuari thotë:Jepjani mehrin e caktuar bashkëshorteve tuaja, me të cilat keni kontaktuar. -
Kuptimi: Jepjani dhuratën e përcaktuar martesore atyre grave me të cilat jeni kënaqur duke kryer marrëdhënie seksuale. Nëse burri kontakton me gruan e tij, e ka detyrë që t’ia japë asaj mehrin, sepse është ‘feridah’ - detyrim i përcaktuar që të jepet. Ky është njëri kuptim i fjalës ‘feridah’, ndërsa kuptimi tjetër është: “i përcaktuar sipas marrëveshjes”. Pra, jepjani masën e paracaktuar në marrëveshjen mes jush, pa e cenuar atë aspak.Nuk ka gjynah për ju nëse, me mirëkuptim të dyanshëm, e shtoni a e pakësoni mehrin. -
Për çdo ndryshim të mehrit me mirëkuptim të dyanshëm nuk ka gjynah. Me fjalë të tjera, shtimi i masës së mehrit nga ana e burrit mbi masën e përcaktuar apo edhe heqja dorë e gruas nga një pjesë e masës së përcaktuar, janë veprime të lejueshme.Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -
Dija e Allahut është e plotë, e gjerë dhe gjithëpërfshirse. Po kështu është edhe Urtësia e Tij. Prej dijes dhe urtësisë së Tij janë edhe këto ligje, që bëjnë të qartë hallallin dhe haramin.Hadithi është në dy ‘Sahih’-ët.