O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni... -
Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e Tij që t’i afrohen namazit të dehur, derisa të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë thonë. Në fakt, kjo është një porosi që edhe xhamive nuk lejohet t’i afrohesh i dehur. Të dehurit nuk i lejohet të falë namaz dhe as të kryejë ndonjë ibadet tjetër, sepse ai nuk është i vetëdijshëm për ato gjëra që bën. Gjithsesi ky është një ajet i shfuqizuar dhe duhet parë si kontekst i ajetit të ndalimit përfundimtar të pijeve dehëse, pasi, në fillim, pijet dehëse ende nuk ishin bërë haram. Kështu, Allahu i Lartësuar dha shenjën e parë se ato shpejt do të bëheshin të ndaluara, kur tha: “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia.” [Bekare 219]. Më pas, kjo shenjë u bë më e qartë, kur Ai, me ajetin që po trajtojmë, i ndaloi besimtarët që t’i afroheshin namazit të dehur. Përfundimisht, Allahu i Lartësuar e ndaloi rreptësisht përdorimin e pijeve dehëse, kur tha: “O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall)janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar!” [Maide 90]. Sidoqoftë, ndalesa e pijeve dehëse është më e fortë në kohën e faljes së namazit, sepse dëmi i tyre në këtë kohë është shumë herë më i madh. Dehja e pengon njeriun nga shpirti i namazit, që është përqendrimi i thellë te fjalët dhe veprimet e tij. Trullosja e mendjes dhe e zemrës e cenon rëndë saktësinë e namazit. Nga ky ajet nxjerrim si mësim se të njëjtin gjykim ka edhe falja e namazit në gjendje përgjumjeje të tillë që njeriu nuk ndien se çfarë flet dhe vepron. Madje, ndoshta nga ajeti mund të nxjerrim si rregull se njeriu duhet të shmangë çdo gjë që e shpërqendron gjatë namazit, siç janë, për shembull, mbajtja me zor e nevojës natyrore apo mbajtja e mendjes te ushqimi e pija, sikurse janë sqaruar në një hadith të saktë....e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni udhëtarë. -
Kuptimi: Mos iu afroni namazit kur jeni xhunubë. Ju thjesht mund të kaloni në xhami në një gjendje të tillë, por jo të qëndroni në të. Këto janë të ndaluara derisa të merrni gusël.Nëse jeni të sëmurë, nëse jeni udhëtarë, nëse keni kryer nevojën, nëse keni kontaktuar me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë merrni
tejemumduke prekur dheun... -
Allahu i Lartësuar ia ka lejuar të sëmurit të marrë tejemum, ka apo s’ka ujë, nëse sëmundja e ndalon nga përdorimi i ujit apo nëse përdorimi i tij e rëndon ose e zgjat më tepër sëmundjen. Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemum-in edhe për udhëtarin, i cili zakonisht mund të hasë vështirësi në gjetjen e ujit apo nuk mund ta përdorë atë për shkak të një nevoje tjetër më të madhe, domethënë për ta pirë. Po kështu, nëse njeriu kryen nevojën fiziologjike apo kryen marrëdhënie seksuale dhe nuk gjen ujë, i lejohet të marrë tejemum, vendali apo udhëtar qoftë. Ajeti i përfshin të gjitha këto raste. Shkurtimisht, mund themi se Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemumin në dy raste:...dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. -
Kjo është mënyra se si merret tejemumi. Pra, me dheun fshihet e gjithë fytyra dhe duart deri te kyçet, sikurse tregojnë edhe hadithet e sakta. Është e pëlqyeshme që këto dy fërkime të kryhen me një prekje të dheut, pa qenë e nevojshme të prekësh atë dy herë, sikurse dëshmon hadithi i Amarit. Po ashtu, forma e tejemumit për xhunubin është e njëjtë me atë që zëvendëson abdesin.Përfitime të tjera nga ajeti.
Objektivat e mjekësisë janë tre:Allahu është gjithmonë Falës i Madh e Mbulues i të metave. -
Allahu i Lartësuar fal shumë dhe ua mbulon gabimet robërve të Tij besimtarë. Ai ua lehtëson atyre kryerjen e riteve dhe të porosive të Tij, aq sa ata nuk e ndiejnë aspak si rëndesë. Butësia, falja dhe mëshira e madhe e Allahut për këtë umet duken qartë edhe në ligjërimin e tejemumit, kur përdorimi i ujit është i pamundur. Është butësia, falja dhe mëshira e Tij që u hapin gjynahqarëve portat e pendimit tek Ai, ku ftohen vazhdimisht. Falja, mëshira dhe butësia e Zotit duken qartë edhe në faktin që, nëse besimtari paraqitet para Zotit me gjynahe që mbulojnë krejt tokën, por pa bërë idhujtari, Ai përsëri ka për ta falur plotësisht.Pyetje:
A lejohet qëndrimi në xhami për njeriun xhunub? Po prekja dhe leximi i Kur’ânit?Përgjigje:
Jo, këto gjëra nuk lejohen për të. Megjithatë, nëse ai merr abdes, ato i lejohen, sipas Ahmedit dhe disa dijetarëve të tjerë. Hisham Ibn Sadi dëshmon se shokët e Profetit (a.s.), kur ishin xhunub, merrnin abdes dhe uleshin në xhami. Po ashtu, nëse dijetarët nuk janë të një mendimi për lejueshmërinë e futjes së një jomuslimani në xhami, atëherë futja e një besimtari xhunub në xhami është më e pranueshme. Akoma më mirë, futja e tij me abdes është edhe më e pranueshme. [Shih “Mexhmuatul Fetaua”, 11/191]. Në gjuhën arabe, fjala “saîd” do të thotë ‘tokë’. Disa thonë se kuptimi i saj është “tokë e mirë, e pastër”. Disa të tjerë thonë se ashtu quhet “dhéu i mirë e i pastër”. Në ajet thuhet: “fe tejem-mumû saîden tajjibâ”, pra: “Merrni tejemum me dhé të mirë”. Ebu Is'haku thotë: “Saîd quhet sipërfaqja e tokës. Kështu, njeriu duhet të godasë me pëllëmbët e tij tokën, e nuk ka rëndësi a ka dhé në të apo jo, sepse saîd nuk është dhéu, por është sipërfaqa e tokës, sido që të jetë ajo. Nëse në një vend ka vetëm tokë shkëmbore dhe gurë, atij që merr tejemum i mjafton që të vendosë duart e tij mbi shkëmb dhe të fërkojë me të fytyrën e tij. Ky do të ishte një tejemum i rregullt”.