Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 21 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 21 nga 85 • Shqip


أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ كَانُوا مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَانُوا هُمْ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَآثَارًا فِي الْأَرْضِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ وَمَا كَانَ لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ وَاقٍ 21
Përkthim:
A s’kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të fuqishëm se ata (Kurejshit) dhe më me shumë gjurmë (përmendore), por, Perëndia i dënoi, për shkak të mëkateve të tyre, dhe për ta nuk ka pasur kurrfarë mbrojtësi prej dënimit të Perëndisë. Gafir 40:21
Tefsiri:
A nuk shëtisin ata nëpër botë e të shohin se si ka qenë përfundimi i popujve të shkuar? Ata kanë qenë edhe më të fuqishëm dhe kanë lënë më shumë gjurmë në tokë;... -

Kuptimi: Pse nuk lëvizni nëpër botë, me trup e me mendje, për të parë se ç’ka ndodhur me popujt e mëparshëm, me qëllim që kjo t’ju ndihmojë të merrni mësime e përvojë? Pse nuk meditoni rreth ngjarjeve historike? A nuk e keni mësuar se si ishte përfundimi i shumë popujve pararendës, që e mohuan dhe e injoruan të vërtetën? Atyre iu dhanë ndëshkimet më të rënda e më poshtërueset. Në vendet e tyre do të gjeni gjurmët e ndëshkimit, poshtërimit e të përfundimit të turpshëm, edhe pse ata ishin më të fortë në fuqi, pushtet e ushtri e më të mëdhenj në trup se ju që kundërshtoni tani. Madje, ata lanë gjurmë dhe patën famë më të madhe në tokë se ju. Vendbanimet madhështore të tyre dëshmojnë për fuqinë e banorëve dhe të ndërtuesve që i ngritën ato, për pushtetin e për zhvillimin e lartë të tyre, me ndikim të gjerë në botë. Por pavarësisht nga kjo:
Shko te videoja e plotë e sures