Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 43 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 43 nga 85 • Shqip


لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدْعُونَنِي إِلَيْهِ لَيْسَ لَهُ دَعْوَةٌ فِي الدُّنْيَا وَلَا فِي الْآخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَا إِلَى اللَّهِ وَأَنَّ الْمُسْرِفِينَ هُمْ أَصْحَابُ النَّارِ 43
Përkthim:
Padyshim se, ajo që më thërritni ju, nuk mund të thërritet (të jetë e adhuruar), as në këtë botë as në tjetrën dhe se kthimi ynë është te Perëndia, dhe, ata që e teprojnë me të këqia, do të jenë banorë të zjarrit. Gafir 40:43
Tefsiri:

“Është e vërtetë se ata zota, tek të cilët ju më ftoni, nuk meritojnë t’u lutesh as në këtë botë e as në Botën Tjetër.” -

Nuk ka asnjë dyshim se ata të cilët ju më ftoni t’i adhuroj nuk meritojnë t’u lutesh dhe t’u përgjërohesh, as në dynja e as në ahiret, sepse ata janë të pafuqishëm, të papushtetshëm, të mangët e nevojtarë për vete. Ata nuk mund të bëjnë dobi e as dëm, nuk mund të falin jetë e as ta marrin atë. Ata nuk kanë pushtet të ringjallin krijesat dhe të marrin në llogari, ashtu si bën Zoti i Madhërueshëm.

“Kthimi ynë është tek Allahu.” -

Të gjithë do të kthehen tek Allahu, i Cili, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, do t’i shpërblejë për veprat që kanë bërë.

“Nuk ka dyshim se ata, që i shkelin kufijtë

(me gjynahe)

, do të jenë banorë të Zjarrit.” -

Banorë të Zjarrit do të jenë vetëm ata që i kalojnë kufijtë e vendosur nga Zoti, duke mos iu bindur dhe duke e refuzuar adhurimin e Tij. Pasi i këshilloi, qortoi dhe paralajmëroi dhe ata nuk iu bindën, ai iu tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 42 E ardhshme Gafir • Ajet 44