Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 45 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 45 nga 54 • Shqip


وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ فَاخْتُلِفَ فِيهِ ۗ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ ۚ وَإِنَّهُمْ لَفِي شَكٍّ مِنْهُ مُرِيبٍ 45
Përkthim:
Dhe, Ne, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin, e ata janë përçarë në të – dhe sikur të mos ishte Fjala e Zotit tënd e thënë më parë, atyre do t’u gjykohej menjëherë (në këtë jetë). Me të vërtetë, ata (mohuesit) dyshojnë thellë në këtë Libër. Fusilet 41:45
Tefsiri:

Ne i dhamë edhe Musait një libër, për të cilin pati kundërshtime. -

Kuptimi: Ashtu sikurse të dhamë ty një Libër, ashtu i dhamë edhe Musait, por njerëzit vepruan me të ashtu sikurse vepruan me ty. Ata u kundërshtuan mes tyre rreth Shpalljes së Zotit. Prej tyre pati që e besuan Shpalljen e Zotit, dhe kjo u bëri dobi dhe u udhëzuan. Por pati shumë që e refuzuan, dhe kështu ajo nuk u bëri dobi.

Sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd, i vendosur më parë, gjykimi ndaj tyre do të kryhej menjëherë. -

Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar u la afat atyre. Sikur të mos ishte vendimi i Tij për vonimin e ndëshkimit të Ditës së Gjykimit deri në afatin e përcaktuar, pa e shpejtuar dhe pa e vonuar atë, çështja e këtyre të mjerëve do të kishte përfunduar. Me t’u bërë dallimi mes besimtarëve dhe mohuesve, këta të fundit do të ndëshkoheshin menjëherë, sepse e kanë plotësuar kushtin. Duke mohuar dhe refuzuar Shpalljen e Zotit, për ta bëhet i detyrueshëm ndëshkimi.

Me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë rreth tij. -

Kuptimi: Dyshimet e tyre janë të thella e të mëdha, prandaj mohojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 44 E ardhshme Fusilet • Ajet 46