Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 71 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 71 nga 89 • Shqip


يُطَافُ عَلَيْهِمْ بِصِحَافٍ مِنْ ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ ۖ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنْفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ ۖ وَأَنْتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 71
Përkthim:
Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti, dhe me çka kënaqet syri, në te do të qëndrojnë përgjithmonë. Ez-Zukhruf 43:71
Tefsiri:

Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. -

Mes tyre do të vërtiten shërbëtorët, djelmosha të përjetshëm, që servirin plot hijeshi ushqimet me enë të bukura prej floriri e argjendi. Edhe pijet do t’u shërbehen me gota të mrekullueshme, që janë prej argjendi dhe të tejdukshme.

Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. -

Në Xhenet, banorët do të kenë gjithçka që ua pëlqen shpirti dhe syri. Ky ajet është gjithëpërfshirës në kuptimin e tij. Këto fjalë përfshijnë në përshkrimin e tyre çdo mirësi e gëzim që të kënaq syrin dhe shpirtin. Kështu, besimtarët do të gjejnë në Xhenet çdo gjë që dëshiron shpirti e trupi i tyre, qofshin ato ushqime, pije, veshje apo marrëdhënie. Sytë e tyre do të kënaqen me pamjet e mrekullueshme të Xhenetit, si me bimësinë e dendur, me ndërtesat madhështore dhe me gjithçka rreth e rrotull. Të gjitha ato janë për ta dhe atje do të jenë përjetësisht. Çdo gjë në Xhenet është e përkryer në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të kenë atje fruta dhe gjithçka që dëshirojnë.” Atyre u thuhet edhe diçka tjetër, që ua shton edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë:

Aty do të jeni të përjetshëm. -

Kjo e vulos lumturinë e banorëve të Xhenetit. Përjetësia në të do të thotë që të gjitha këto mirësi do të jenë të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 70 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 72