Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 23 nga 120 • Shqip


قَالَ رَجُلَانِ مِنَ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمَا ادْخُلُوا عَلَيْهِمُ الْبَابَ فَإِذَا دَخَلْتُمُوهُ فَإِنَّكُمْ غَالِبُونَ ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 23
Përkthim:
Dy njerëz nga ata që i druanin Perëndisë, që i kishte pajisur Ai me mirësi – thanë: “Futuni (befas) në porten e qytetit! E, kur të kaloni nëpër te, me siguri do të jeni fitues. Dhe, nëse jeni besimtarë (të vërtetë), mbështetuni në Perëndinë!” El-Maide 5:23
Tefsiri:

Dy burra, prej atyre që i frikësoheshin Allahut e të cilët Allahu i kishte nderuar

(me besim të fortë)

, thanë: “U hyni atyre nga Porta!” -

Në këtë moment, ndërhyjnë dhe flasin dy burra, cilësi dalluese e të cilëve ishte frika ndaj Allahut të Madhërishëm. Ata i dhanë kurajë popullit për të luftuar me trimëri dhe për të çliruar atdheun e tyre. Allahu i Lartësuar thotë për ta: “...të cilët Allahu i kishte nderuar (me besim të fortë),”, domethënë, u dha forcë që të thonin të vërtetën, në ato momente kur ajo ishte aq e nevojshme. Ishte mirësi prej Allahut që ata filluan të nxisnin dhe të zgjonin te populli ndjenjën e durimit dhe të sigurisë në ndihmën e Allahut.

Sapo të hyni në të

(në qytet)

, ju do të ngadhënjeni. -

Kuptimi: Mes jush dhe fitores qëndron vetëm një gjë: hyrja nga portat. Nëse e bëni këtë, ata do të munden. Pastaj ata dhanë një këshillë, që është forca më e madhe me të cilën mund të armatoseshin:

Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë

(të vërtetë). - Mbështetja e plotë në Allahun, sidomos në të tilla situata, sjell lehtësim të çështjes dhe fitore mbi armiqtë. Kjo tregon, gjithashtu, se mbështetja tek Allahu është në varësi të imanit të robit. Sidoqoftë, këto fjalë nuk ndikuan fare në shpirtrat e tyre, prandaj, të poshtëruar dhe të dështuar, thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 22 E ardhshme El-Maide • Ajet 24