Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 73 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 73 nga 96 • Shqip


نَحْنُ جَعَلْنَاهَا تَذْكِرَةً وَمَتَاعًا لِلْمُقْوِينَ 73
Përkthim:
Ne, e kemi bërë zjarrin përkujtues (të zjarrit të skëterrës) dhe që t’u sjellë dobi nevojtarëve, El-Vakia 56:73
Tefsiri:

Ne e bëmë atë si kujtim... -

Allahu i Madhëruar e bëri zjarrin si kujtim për mirësitë e Tij por edhe për zjarrin e Xhehenemit, që i Madhëruari e ka përgatitur për gjynahqarët. Kujtimi i Xhehenemit bëhet shkak që ata të binden dhe të nënshtrohen, e pastaj të hyjnë në vendin e mirësive të përjetshme, në Xhenetin e Zotit.

...dhe të dobishëm për ata që kanë nevojë. -

Fjala “muk’uin” e përdorur në ajet ka kuptimin “ata që kanë nevojë” por vjen edhe me kuptimin “udhëtarët”. Zjarri u shërben atyre që kanë nevojë për të, si udhëtarët etj. Allahu i Madhëruar i ka veçuar udhëtarët, sepse dobia e zjarrit për ata është më e madhe se për të tjerët. Megjithatë, udhëtarët mbase përmenden sepse vetë jeta e dynjasë është udhëtim. Robi, që kur lind, nis udhëtimin drejt Zotit të tij. Kësisoj, Allahu e ka bërë zjarrin dobiprurës për udhëtarët në mënyrë të veçantë dhe si kujtim për botën tjetër. Pasi u kujton shumë mirësi të Tij, i Madhëruari i fton që të jenë mirënjohës duke i thurur lavde Atij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 72 E ardhshme El-Vakia • Ajet 74