Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 8 nga 24 • Shqip


لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنْصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ 8
Përkthim:
(ajo pasuri u takon) edhe emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga vendlindja e tyre dhe pasurisë së tyre, të cilët ëshirojnë mirësinë dhe kënaqësinë e Perëndisë, dhe ta ndihmojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, ata, me të vërtetë, janë besimtarë të sinqertë, - El-Hashr 59:8
Tefsiri:
Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon arsyen pse u përcaktoi kategorive të mësipërme pjesë nga el fej’u:Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët! -

Muhaxhirët ishin ata të cilët braktisën çdo gjë të dashur në atdheun e tyre. Ata u ndanë nga të afërmit e tyre dhe lanë çdo pasuri që zotëronin, për hir të Allahut dhe në ndihmë të fesë së Tij. Motivi i këtij emigrimi ishin dashuria për Allahun dhe Profetin dhe bindja ndaj tyre. Pikërisht këta janë njerëzit që kanë besim të vërtetë, të cilët kryejnë vepra sipas këtij besimi. Muhaxhirët e vërtetuan imanin që kishin në zemër me vepra të mira dhe të sinqerta dhe me adhurime të vështira, ndryshe nga ata që, edhe pse shtireshin sikur besonin, nuk e vërtetonin atë nëpërmjet xhihadit, hixhretit dhe adhurime të tjera.
Shko te videoja e plotë e sures