Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 48 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 48 nga 52 • Shqip


فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُنْ كَصَاحِبِ الْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌ 48
Përkthim:
Duro ti për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bën si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit të vet, e ai (Junusi) ishte i hidhëruar, El-Kalem 68:48
Tefsiri:

Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd... -

Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, qoftë për përcaktimet e Tij, qoftë për detyrimet fetare. Bëj durim në çdo vështirësi që do të hasësh dhe mos u zemëro apo të shprehësh pakënaqësi ndaj përcaktimit të Zotit tënd. Pranoje gjithçka me zemër të nënshtruar dhe të kënaqur plotësisht me urdhrin e Zotit të saj.

...dhe mos u bëj si ai i peshkut... -

Këtu bëhet fjalë për Junus Ibn Mettâ-n (a.s.). Pra, mos u bëj si ai, në gjendjen ku arriti, e cila u bë shkak që të qëndronte më pas në barkun e peshkut. Ai nuk bëri durim ndaj popullit të tij, ashtu siç pritej dhe kërkohej prej tij, por u largua i zemëruar prej tyre. Më pas, kur hipi në një anije, njerëzit që ishin në të u detyruan që të lehtësonin anijen nga pesha e rëndë. Për të zgjedhur se cili do të hidhej në det, ata hodhën short. Shorti i ra Junusit, të cilin, kur e hodhën në det, atë e gëlltiti një peshk i madh.

...kur u lut, në atë gjendje trishtimi. -

Ai u dëshpërua mjaft në barkun e peshkut, prandaj filloi të lutej duke thënë: “Lâ ilâhe il-lâ Ente! Sub'ĥâneke! Innî kuntu mineđh-đhâlimîn” (Nuk ka asnjë të adhuruar me meritë veç Teje! Ti je larg çdo të mete! Nuk ka dyshim se unë isha prej të padrejtëve!). Atëherë, Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij dhe e urdhëroi peshkun që ta nxirrte atë në tokë të hapur. Junusi ishte i sëmurë dhe Allahu i Lartësuar bëri që pranë tij të mbinte një kungull. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 47 E ardhshme El-Kalem • Ajet 49