Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 50 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 50 nga 206 • Shqip


وَنَادَىٰ أَصْحَابُ النَّارِ أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَنْ أَفِيضُوا عَلَيْنَا مِنَ الْمَاءِ أَوْ مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ ۚ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى الْكَافِرِينَ 50
Përkthim:
Banorët e zjarrit do t’u thonë banorëve të xhennetit: “Derdhni pak ujë në ne, ose diçka nga ajo që u ka dhuruar Perëndia!” – Ata thonë: “Me të vërtetë, Perëndia këto i ka ndaluar për mohuesit, El-A'raf 7:50
Tefsiri:

Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit:... -

Kur ndëshkimi të arrijë në kulm dhe kur t'i ketë dërrmuar uria dhe etja, banorët e Zjarrit do t’u drejtohen banorëve të Xhenetit për ndihmë, duke u thënë:

“Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” -

Na jepni pak prej ushqimeve dhe mirësive që ju ka falur Zoti! Por banorët e Xhenetit do t’u kthejnë këtë përgjigje:

Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët.” -

Allahu i Lartësuar e ka bërë të ndaluar ushqimin dhe pijet e Xhenetit për mohuesit. Ky është ndëshkimi i merituar për mosbesimin e tyre në Shpalljen e Zotit. Ky është ndëshkimi për ata që tallen me fenë e Zotit, për të cilën janë urdhëruar të jetojnë sipas saj. Nëse do ta zbatonin këtë fe, do të meritonin shpërblimin e mrekullueshëm në Xhenetin e përjetësisë. Por ata të mjerë e panë me mospërfillje fenë e Zotit dhe u tallën me të, sikur ishte një lojë e parëndësishme, në vend që ta nderonin e respektonin, duke e zbatuar dhe jetuar sipas saj. Ata u harruan në dëfrimet dhe kotësitë e kësaj jete mashtruese, duke lënë pas shpine vetë qëllimin pse ata u krijuan.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 49 E ardhshme El-A'raf • Ajet 51