Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 74 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 74 nga 206 • Shqip


وَاذْكُرُوا إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاءَ مِنْ بَعْدِ عَادٍ وَبَوَّأَكُمْ فِي الْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِنْ سُهُولِهَا قُصُورًا وَتَنْحِتُونَ الْجِبَالَ بُيُوتًا ۖ فَاذْكُرُوا آلَاءَ اللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ 74
Përkthim:
Dhe kujtohuni, ai juve ju bëri zëvendës pas Adit dhe ju vendosi në Tokë; në rrafshinat e saj po ngritni pallate, e në kodrina po gëdhendni shtëpia. Kujtoni të mirat e Perëndisë dhe mos bëni çrregullime në faqe të Dheut!” El-A'raf 7:74
Tefsiri:
Dhe kujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adëve dhe ju dha vendbanime në tokë! Nëpër rrafshina ju ndërtuat kështjella, kurse nëpër male gdhendët shtëpi. -

Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj mbi ju, kur ju mundësoi të lëvizni e shfrytëzoni tokën e Tij. Ai ju dha sundim të plotë në tokën që më parë i takonte popullit të fuqishëm dhe të pashembullt të Adëve, të cilët i Plotfuqishmi i shkatërroi dhe shfarosi. Allahu ju vendosi në tokë dhe ju mundësoi çdo rrugë e mjet për të lëvizur në të dhe për të shfrytëzuar hapësirat e saj. Në fushat e bukura ju ngritët kështjella të larta dhe të fortifikuara. Ndërsa malet e larta ju i gdhendët, duke i bërë shtëpi. Edhe sot e kësaj dite kanë mbetur shumë gjurmë të këtij populli të habitshëm, siç janë shtëpitë e tyre të gdhendura në faqet e maleve, dhe ashtu do të mbesin, për sa kohë do të jenë malet, si dëshmi për njerëzit.

Kujtoni të mirat e Allahut e mos u bëni shkatërrimtarë në tokë!”. -

Kujtoni mirësitë e panumërta të Allahut, pushtetin, forcën, rizkun dhe begatitë, që Ai ju dhuroi! Mos përhapni shkatërrim në tokën e Tij! Dijeni se toka shkatërrohet me gjynahe e mosbindje ndaj Zotit! Gjynahet i largojnë dhe i shkatërrojnë mirësitë që zotëron njeriu. Prandaj ruajini këto mirësi, duke qenë mirënjohës për to dhe duke e shprehur mirënjohjen përmes bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij si Një i vetëm!
Shko te videoja e plotë e sures