Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 100)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 100

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تُؤْمِنَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ وَيَجْعَلُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ 100 ١٠٠

Askujt nuk i është dhënë të besojë, përveç me lejen e Perëndisë. Ai dënon ata që s’mendojnë. (100)

Tefsiri

Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia

(e mohimit të Zotit)

do të godasë ata që nuk mendojnë. -

Kjo ndodh vetëm me dëshirën, vullnetin dhe lejimin e Tij kaderij dhe sherij.Ata njerëz që, me urtësinë dhe kaderin e Zotit, e pranojnë imanin, ata pastrohen, dhe kështu tek ata kultivohet imani. Ata nënshtrohen, e pranojnë të vërtetën dhe tregojnë durim, prandaj dhe Zoti ua prin mbarë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ndërsa ata që nuk logjikojnë dhe as denjojnë të marrin në konsideratë urdhëresat e ndalesat e Zotit, e as që i përfillin porositë, këshillat e paralajmërimet e Tij, ata meritojnë që Zoti të vendosë mbi ta ndyrësinë dhe humbjen, mosbesimin e mosdurimin.Lejimi kaderij është gjithçka që Zoti eka lejuar dhe ka dëshiruar që të egzistojënë kaderin (caktimin) dhe krijimin e Tij.Kurse lejimi sherij janë të gjitha ato ligje edispozita që Zoti dëshiroi prej nesh që tizbatojmë dhe të jetojmë sipas tyre dhe tëcilat i shpalli përmes profetëve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë