Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا ۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنْجِ الْمُؤْمِنِينَ
Pastaj, Na do t’i shpëtojmë pejgamberët Tanë dhe ata që kanë besuar. Kjo është detyra (e premtuar) e Jona, që t’i shpëtojmë besimtarët. (103)
Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë. -
Kështu Allahu i Madhëruar jep këtë premtim kaq qetësues e të dashur për besimtarët. Ai do t’i shpëtojë ata prej çdo gjëje të urryer e të keqe, prej rreziqeve të ndryshme dhe vështirësive në të dyja jetët. Pastaj Ai thotë:Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët. -
Ky është një detyrim që i Plotpushtetshmi ia ka ngarkuar Vetes së Tij. Allahu Ekber! Kjo është mbrojtja që Allahu premton për besimtarët. Nga ne kërkohet besimi i pastër, korrekt dhe i sinqertë. Ajo që na premtohet është: "Allahu i mbron ata që besojnë". Në varësi të imanit do të jetë edhe ruajtja nga fatkeqësitë e vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë