Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 106)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 106

وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ ۖ فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ 106 ١٠٦

dhe, përveç Perëndisë, mos iu lut tjetër kujt, të cilët nuk të sjellin as dobi as dëm, e nëse e bën këtë, ti atëherë, me të vërtetë, je nga zullumqarët”. (106)

Tefsiri

Mos iu lut askujt tjetër veç Allahut! Ata nuk mund të të sjellin as dobi dhe as dëm. -

Asnjë krjesë nuk ka fuqi për të sjellë dobi a dëm. Ai që i ka në dorë dëmin e dobinë është vetëm Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, është krejtësisht e palogjikshme t'i lutesh dikujt tjetër:

Nëse do ta bëje këtë do të ishe nga të padrejtët. -

Nëse u lutesh atyre që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, do të jesh me zullumqarët, të cilët kanë shkatërruar vetveten me padrejtësitë dhe ligësitë e tyre. Ata kanë bërë padrejtësinë më të madhe, idhujtarinë, sikurse thotë i Lartësuari: "Vërtet shirku është padrejtësia më e madhe." Mendo me kujdes! Ky ajet i është drejtuar Profetit a.s. Atëherë, nëse më i miri i krijesave do t’i lutej dikujt tjetër, do të konsiderohej si zullumqar dhe idhujtar i poshtëruar, atëherë çfarë mendon për të tjerët poshtë tij?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë